1.) Ivory Search-WordPress Search Plugin
Kur konsumatorët kërkojnë të blejnë shpejt, fjalët kyçe janë metoda më efektive për të veçuar një produkt ose shërbim të caktuar. Ivory Search ju lejon të krijoni formularë kërkimi të personalizuar që mund të konfigurohen individualisht për përmbajtje të ndryshme në faqen tuaj. Mund të përjashtoni edhe përmbajtje specifike nga rezultatet e kërkimit. Për përdoruesit që kanë konsumatorë ndërkombëtarë, shtojca është gjithashtu shumëgjuhëshe, kështu që ju mund t’i shërbeni njerëzve nga e gjithë bota.2.) Yoast SEO
Yoast SEO është një shtojcë popullore në WordPress që ju lejon të shtoni një përshkrim meta, fjalë kyçe dhe tituj SEO për secilin post dhe faqe. Yoast SEO mund të ndihmojë në renditje më të mirë në motorët e kërkimit.3.) WP Instagram Widget
Mediat sociale jo vetëm që kanë ndryshuar mënyrën se si ndërveprojmë por kanë ndryshuar dhe mënyrën e të bërit biznes. Edhe pse nuk është një shtojcë, WP Instagram Widget është një mjet falas që ju lejon të shfaqni përmbajtjen tuaj të Instagram-it në faqen e internetit të WordPress. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të nxjerrë në pah produkte apo shërbimet kryesore duke integruar faqen e Instagram-it në faqen tuaj të internetit. Shtimi i përmbajtjeve në faqen e ecommerce mund të rrisë angazhimin dhe trafikun në atë platformë sociale.4.) WooCommerce
Kur klientët shfletojnë përmes faqes tuaj, një nga mënyrat më të mira për të identifikuar artikujt tuaj është duke krijuar kategori për të grupuar produktet tuaja së bashku. Kur dizenjoni dyqanin tuaj WooCommerce, ju mund të krijoni faqe, kategori dhe nënkategori për të ndihmuar në organizimin e produkteve tuaja. Sa më specifike të jeni, mundësitë për t’u rankuar më lartë në motorrët e kërkimit janë më të mëdha. Një përfitim tjetër për përdorimin e funksioneve të kategorive në WooCommerce është që t’u ofroni klientëve mundësinë për të blerë në të gjithë faqen tuaj, përkundrejt vetëm një faqeje të vetme.5.) WooCommerce Product Addons
Një nga neglizhimet që përdoruesi bën kur vendos të hapë dyqan online është që nuk inkorporon përshkrime të produkteve për konsumatorët. Addons WooCommerce Product ju lejon të personalizoni çdo faqe produkti të dyqanit tuaj e-commerce me datat, çmimet dhe përshkrimet. Kjo është një shtojcë që ndihmon në plotësimin e mënyrës se si produkti ose e mira digjitale shfaqet në dyqanin tuaj e-commerce duke dhënë përshkrime të hollësishme të produkteve për vizitorët.6.) Easy Digital Downloads
Nëse jeni të shqetësuar për shitjen e një të mirë që nuk është fizike, WordPress ju vjen në ndihmë. Shtojca e Easy Digital Downloads është e optimizuar për shitjen digjitale nëse jeni duke shitur një shërbim. Shtojca përmban gjithashtu një sërë zgjerimesh që mund t’i shtoni .7) eCommerce Product Catalog Plugin
Ndërtimi i një katalogu produktesh është një mënyrë e shkëlqyer për të nxjerrë në pah sendet e reja ose produktet më të shitura. Kjo shtojcë mund të shfaqet kudo në faqen tuaj të WordPress. Ju mund të keni dizajne me cilësi të lartë me kategori dhe katalogë në shumë nivele për të gjitha produktet tuaja.Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm: