SHPËRNDAJE

WordPress është padyshim platforma më e preferuar CMS në internet.
Ka shumë tema që janë bërë posaçërisht për llojin e faqeve të internetit që ju do krijoni.

Po j’u përmbledhim listën e temave më të mira të WordPress falas për Web design dhe Web developer që mund t’i përdorni për projektet tuaja të ardhshme:

Shapely

Shapely është një temë falas për faqet e internetit të WordPress dhe mund të përdoret nga Web Designers apo Web Developer. Kjo temë është shumë praktike.Dizajni i saj është në përputhje me Android, iOS dhe Windows, tableta, laptopë dhe kompjutera. Gjithashtu mbështet ekranet me rezolucion të lartë, duke ju lejuar të gëzoni grafikë dhe tekst të mprehtë, madje dhe ikona të reja.

Download Demo

Portum Business

Nëse jeni duke kërkuar për një temë të thjeshtë për të përdorur, moderne, të pastër dhe të sofistikuar, sigurohuni që të mos humbisni Portum Business. Kjo është një temë fantastike pasi do të shpenzoni shumë pak kohë dhe përpjekje për dizajnin e faqes. Edhe nëse dëshironi të ndërtoni një faqe specifike, Portum Business ju jep të gjitha të drejtat për ta bërë këtë.

Portum Business është fleksibël dhe përshtatet për çdo madhësi ekrani. Me Portum Business, faqja juaj do të ofrojë një eksperiencë të jashtëzakonshme për të gjithë klientët tuaj potencialë.

Download Demo

Pixova Lite

Pixova Lite është një temë e mrekullueshme për një faqe WordPress. Është perfekte për artistë që dëshirojnë të promovojnë shërbimet e tyre. Pixova Lite synon të jetë perfekte për web developer. Kjo temë përdor një thjeshtësi elegante. Pixova Lite është një temë e gjithanshme e destinuar për çdo lloj faqeje me orientim drejt thjeshtësisë. Gjithashtu mund të përdoret për faqet e orientuara drejt biznesit.

Download Demo

Allegiant

Allegiant është temë profesionale, e shpejtë dhe moderne. Kjo është një temë e fuqishme për krijimin e faqeve të mrekullueshme pasi ofron një sërë mjetesh falas për webmasters apo web developers.

Allegiant është i përgjegjshëm për të gjitha pajisjet.

Download Demo

Zerif Lite

Zerif Lite është një temë moderne e përshtatshme për web developer, korporata apo biznese të ndryshme. Kjo temë është e optimizuar për të mbështetur shumë shtojca WordPress si WooCommerce për eCommerce dhe WPML për të krijuar faqe interneti WordPress në gjuhë të ndryshme. Kjo temë gjithashtu është miqësore për SEO dhe e optimizuar për të gjitha pajisjet celulare.

Download Demo

Vantage

Deri tani, Vantage është tema më inovative falas që ju mund të përdorni. Kjo temë moderne përfshin karakteristika të mahnitshme. Ajo e bën ndërtimin e një faqe interneti profesionale shumë të lehtë. Vantage gjithashtu përmban një MetaSlider, një shtojcë e pabesueshme falas që ju lejon të menaxhoni lehtë dhe rregulloni slider-at tuaj. Ju duhet të përdorni më së miri këtë veçori për t’u treguar vizitorëve tuaj aftësitë tuaja. E fundit por jo më pak e rëndësishme, Vantage mbështet WooCommerce që mund të jetë e dobishme për ju në ndërtimin e një dyqani në internet brenda faqes tuaj.

Download Demo

Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. 10 temat më të mira FALAS për WordPress 2019 |Pjesa 1|
  2. 10 temat më të mira FALAS për WordPress 2019 |Pjesa 2|
  3. Përfitimet e përdorimit të WordPress

PËRGJIGJU