Siç e dini SEO është shumë i rëndësishëm për rënditjen e faqes.
Për optimizimin e motorëve të kërkimit ju nevojiten disa shtojca që ju lejojnë të bëni faqen tuaj miqësore për SEO.
Në këtë artikull, do të ndajmë me ju shtojcat më të mira për SEO në WordPress.
1.YOAST SEO
Është një nga shtojcat më të shkarkuara në WordPress. Yoast WordPress SEO është një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të gjitha nevojat tuaja lidhur me SEO.
Ajo vjen me disa karakteristika të shkëlqyera si:
Optimizon sinonimet dhe fjalen e lidhur me të që ndihmon për të kontrolluar nëse jeni duke përdorur fjalet e përshtatshme në postin tuaj.
Yoast e bën të lehtë kontrollin e titullit dhe të meta descriptions. Caktoni fjalë kyçe dhe gjurmoni sa shpesh po i përdorni ato,menaxhoni sitemaps dhe shumë më tepër.
2.SEMrush SEO Writing Assistant
SEMrush SEO Writing Assistant ndihmon në optimizimin e përmbajtjes së faqes WordPress.Përmbajtja e saj optimizohet bazuar në cilësinë e faqeve të rangut më të lartë në google për fjalën dhe vendndodhjen e dhënë.
SEMrush SEO Writing Assistant jep disa karakteristika të dobishme për gjatësinë e teksteve dhe fjalëve të targetizuara.Gjithashtu jepen sugjerime për fjalët kyçe të cilat duhet të shtohen në përmbajtjen e postit tuaj.
3.Broken Link Checker
Linqet e thyera nuk kanë asnjë vlerë.
Nëse dikush nga vizitorët tuaj të blog-it klikon mbi të, do të shohin “404 error page”. Linqet e thyera mund të ndikojnë në renditjen tuaj të faqes.
Broken Link Checker është një shtojcë falas që ju lejon të gjeni linqe të thyera dhe gjithashtu ju jep shumë mundësi për t’i rregulluar ato.
Zbuloni linqet që nuk punojnë dhe njoftimi bëhet me anë të panelit të kontrollit ose email-it.
4.W3 Total Cache
Shpejtësia e faqes është një nga faktorët më të rëndësishëm të renditjes.
W3 Total Cache është një shtojcë falas e WordPress që përmirëson SEO-n dhe përvojën e përdoruesve të faqes.
Kjo shtojcë ju ndihmon për të rritur performancën e faqes dhe për të reduktuar kohën e shkarkimit.
Karakteristikat kryesore të W3 cache janë:përmirësimi i rangut në motorrët e kërkimit për faqet që kanë të integruar certifikatën SSL dhe ulja e kohës së ngarkimit të faqes.
5.Google XML Sitemap
Një sitemap është një nga elementet e faqes që përmban linqe.Ajo ndihmon motorin e kërkimit për të indeksuar faqet e internetit.
Google XML Sitemap është një shtojcë që do t’ju ndihmojë të përmirësoni SEO-n e faqes tuaj duke krijuar sitemap të veçantë XML.
Zakonisht, kjo sitemap XML ndihmon motorët e kërkimit si Google, Bing dhe Yahoo që të indeksojnë faqen tuaj në një mënyrë më të mirë dhe të lejojnë të shohin strukturën e plotë të faqes suaj.
KËSHILLA PËR PËRDORUESIT E WORDPRESS NË LIDHJE ME SEO
Shpejtësia e faqes është një nga faktorët më të rëndësishëm në renditjen e kërkimit. Faqet e ngarkimit të shpejtë mund të tejkalojnë me lehtësi faqet e internetit më të ngadalta. Ndërsa shpenzoni shumë kohë për të përmirësuar strategjinë tuaj të përmbajtjes, jepni pak kohë për të përmirësuar shpejtësinë e faqes suaj.
Sigurohuni që faqja juaj e WordPress të ngarkohet shpejt. Ju mund të kontrolloni shpejtësinë e faqes suaj në mjete si Google Page Speed.
Gjithmonë instaloni një shtojcë SEO në faqen tuaj WordPress.
Zgjidhni paketat e hostimit nga Webhost.al për të marrë shërbimin më të mirë.
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm: