SHPËRNDAJE

Interneti po zhvillohet çdo ditë dhe më shumë. Faqet e vjetra të internetit nuk janë më në përputhje me standardet e sotme.

Sot, ka shumë faktorë që duhet të merren parasysh kur ndërtohet ose ridizajnohet një faqe interneti. Faqja juaj e internetit duhet të jetë mjeti më i madh për marketingun e biznesit tuaj.

Cilat janë praktikat më të mira që ju nevojiten për një faqe interneti të suksesshme? 

DIZAJNI

Dizajni i faqes suaj është shumë i rëndësishëm. Nëse faqja e internetit është e dizajnuar keq,shanset janë që vizitorët nuk do të kthehen më.

Dizajni i faqes suaj është gjithashtu një faktor përcaktues i Search Engine Optimization (SEO), një faqe interneti mund të duket e mrekullueshme, por nëse mungon përbërja e duhur strukturore, si metadata , atëherë do të renditet më poshtë nga motorët e kërkimit duke sjellë kështu veshtirësi për t’u gjetur.

Së fundi, çdo faqe duhet të ketë një dizajn të përshtatshëm për celularin. Nëse faqja nuk përshtatet në ekranet më të vegjël, përdoruesit do të kenë vështirësi ta përdorin atë në telefonat dhe tabletat e tyre.

Duke parë se si është zhvilluar dizajni i faqeve të internetit këto 20 vite, është emocionuese të mendosh se si do të jetë dizajni i tyre pas 20 viteve të ardhshme.

SIGURIA

Kërcënimet në internet janë rritur.Një nga kërcënimet më të mëdha online sot është botneti. Botneti merr përsipër faqen e internetit tuaj dhe bën çfardo që hackeri dëshiron .

Minimumi që faqja juaj duhet të ketë është një certifikatë SSL (HTTPS) në mënyrë që përdoruesit tuaj të jenë  të mbrojtur. Shumë prej paketave hosting në Webhost vijnë me një certifikatë SSL të përfshirë. Motorrët  e kërkimit gjithashtu preferojnë faqet e internetit me certifikata SSL dhe i rëndisin më lart.

Faqet e internetit më të vjetra kanë tendencë të jenë më pak komplekse pasi përbëhen vetëm nga skeda statike HTML. Webfaqet statike HTML nuk kanë kuptim sot, pasi ato mund të redaktohen vetëm nga zhvilluesit profesionistë. Shumica e bizneseve sot preferojnë të përdorin sistemet e menaxhimit të përmbajtjes (CMS), pasi ato u japin pronarëve të faqes së internetit  fleksibilitetin për të redaktuar dhe mbajtur përmbajtjen e tyre.

MIRËMBAJTJA

Mirëmbajtja e faqes nënkupton përditësimin e rregullt.Faqet e internetit të vjetra nuk përditësoheshin vazhdimisht.

Përditësim i vazhdueshëm shton veçori ose funksione të reja në faqen e internetit. Në disa raste, përditësimi konsiderohet si  rregullim i gabimeve që janë bërë më parë. Përditësimet e reja janë të nevojshme për të mbajtur faqen tuaj të internetit të përditësuar me tendencat në zhvillim të internetit .

SHPEJTËSIA

Njerëzit i urrejnë faqet e ngadalta. Edhe nëse ata janë duke pritur vetëm pesë sekonda për një faqe të ngarkohet,kjo kohë  është tepër e gjatë për standardet e sotme. Njerëzit do shmangin rikthimin, dhe motorët e kërkimit do ta bëjnë atë faqe më të vështirë për të gjetur.

Së fundi, është e rëndësishme që të përgatitni faqen tuaj për ditë me shumë trafik dhe shpejtësi më të lartë.

HOSTING

Çdo faqe ka nevojë për një host.Disa lloje të hosting nuk mund të jenë të përshtatshëm kur trafiku në faqen tuaj të internetit të rritet.

Një faqe interneti  eCommerce shpesh do të ketë nevojë për më shumë burime në ditët e trafikut të lartë. Përveç kësaj, është e rëndësishme të rishikoni nivelet e trafikut në ditë dhe kohë të ndryshme për të pasur një ide se çfarë duhet të presim në të ardhmen e afërt.Ne rekomandojmë Webhost.al për të gjitha paketat e hosting që ju nevojiten për faqen tusaj të internetit.

OPTIMIZIMI I MOTORËVE TË KËRKIMIT (SEO)

Nëse e krahasoni një faqe interneti që ka pesë vite e hapur dhe një faqe interneti që ka 10 vite , renditja e tyre në SEO do të jetë mjaft e ndryshme. Kjo është për shkak të përparimeve teknologjike në motorët e kërkimit.

Makinat e kërkimit janë bërë më të “zgjuara” dhe më të sakta në sistemet e tyre të renditjes. Google, Bing, Siri, Contona, Yahoo dhe të gjithë motorët e tjerë të kërkimit promovojnë atë që ata kuptojnë si faqet më të mira për përdoruesit e tyre.

SEO është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve, dhe është ende në rritje. Në mënyrë që të gjendeni në motorët e kërkimit, duhet të vazhdoni me tendencat aktuale të SEO dhe përditësoni shpesh faqen tuaj te internetit.

 


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

PËRGJIGJU