SHPËRNDAJE

Çfarë duhet për t’a bërë një faqe interneti të suksesshme? Një faqe interneti e suksesshme monitorohet, matet dhe përmirësohet me kalimin e kohës.

Përqëndrohuni në këto faktorë në mënyrë që faqja juaj e internetit të jetë e suksesshme.

Përcaktoni qartë qëllimet tuaja

Faqja mund të gjenerojë shumë trafik, kur të siguroheni që po i ofroni audiencës atë që ata dëshirojnë.Përcaktimi i qëllimeve për organizatën tuaj dhe përdoruesit tuaj duhet të jetë e lehtë për t’u bërë.

Nëse qëllimet nuk përputhen, atëherë diçka nuk shkon. Mos kërkoni të bëni fitime nëse nuk po i tregoni audiencës tuaj qëllimet që ju keni.

Fitoni besimin e audiencës suaj

Jini të qartë dhe transparent në atë që po ofroni. Shumë shpesh faqet e internetit nuk duken të besueshme nga klientët.

Një shembull janë faqet e ecommerce, (madje edhe faqet e internetit të shërbimit) ku mungon faqja Rreth Nesh (About Us).

Përdoruesit duan të dinë se me kë po bëjnë biznes.Nëse nuk mund të vendosni emra, fotografi, ose ndonjë lloj historie në faqen tuaj, atëherë duhet që së paku të deklaroni se çfarë bëni.

Bëni diferencën

Diferencimi është çelësi.

Duke përshtatur imazhet dhe stilet që i përshtaten markës suaj, mund të diferencoheni nga të tjerët.

Kur tregoni historinë tuaj si biznes, vendosni çmime të përshtatshme, ofroni cilësi, sherbim te mire ndaj klientit qe te krijoni besim  dhe bëni diferencën nga markat e tjera.

Lehtësoni përvojën e përdoruesve

Bëjeni të lehtë për audiencën tuaj të shkojë në përmbajtjen që ata  dëshirojnë.

Nëse keni produkte ose shërbime, sigurohuni që përdoruesit të mund të arrijnë në faqen e dëshiruar me sa me pak klikime të mundshme.

Përveç navigacionit në menynë intuitive, optimizimit për celular dhe desktop, mendoni për vendosjen e kutisë së kërkimit.

Shmangni gabimet e dizajnit

Një përmbajtje e mirë meriton një faqe interneti të mrekullueshme. Një faqe interneti e suksesshme mbështetet dhe në dizajnin e saj.

Nëse vizitorët për herë të parë bombardohen me reklama,nuk mund të gjejnë përmbajtjen që dëshirojnë ose faqja juaj nuk përditësohet shpesh, shanset janë që ju do ta humbisni atë vizitor. Gabimet e dizajnit të faqes mund t’i largojnë vizitorët e faqes tuaj, gjë që gjithashtu zvogëlon dhe potencialin për të fituar.

Përdorni SEO

Ky është një nga aspektet më të rëndësishme për të patur një faqe interneti të suksesshme. Nuk ka rëndësi nëse është një faqe interneti biznesi apo jo. Ju dëshironi që faqja juaj të renditet mirë dhe të merrni trafik.

Sot SEO është më shumë se vetëm fjalë kyçe, përshkrime meta dhe lidhje. SEO është e lidhur ngushtë me marketingun online. Një dizajn i bukur i faqes së internetit nuk vlen asgjë nëse nuk mund të gjendet në internet.

Zhvilloni një strategji për media sociale

Merrni trafik në faqen tuaj përmes mediave sociale. Përdorni rrjetet sociale për t’i mbajtur lexuesit të interesuar për faqen tuaj. Merrni vizitorë në faqen e internetit përmes Facebook,Instagram,Twitter etj.

Uptime

Sigurohuni që faqja juaj e internetit të funksionojë gjatë gjithë kohës.

Shumë përdorues nuk do t’ju kontaktojnë kur nuk mund të blejnë ose nuk mund të arrijnë në përmbajtjen që ata dëshirojnë – ata thjesht  largohen.

Siguroni që faqja juaj të ketë 99.9% uptime duke përdorur një nga shërbimet e hosting nga WebHost.al.


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. Si t’a bëjmë faqen e internetit të duket profesionale!
  2. 6 Hapa për të dizenjuar faqen e WordPress
  3. Mënyrat më të mira për të reklamuar faqen tuaj

PËRGJIGJU