WordPress është CMS-ja më popullore sot, duke fuqizuar mbi 30% të faqeve të internetit. Është shumë e lehtë për t’u përdorur dhe konfiguruar. Një nga arsyet se pse shumë njerëz e përdorin platformën, është numri i temave që janë në dispozicion. Në vend të dizenjimit të një faqje interneti nga e para, mund të shkarkoni një temë.
Zgjedhja e një temë është shumë e rëndësishme. Si të gjeni temën e duhur për ju?
Këtë do j’ua shpjegojmë tani!
Dizajni nuk është kriteri kryesor
Zakonisht, njerëzit zgjedhin tema duke marrë parasysh vetëm dizenjimin e saj. Kjo është krejtësisht e gabuar. Natyrisht, nuk është kriteri i fundit për të pasur vëmendjen tuaj, por, ka gjëra shumë më të rëndësishme. Kur zgjidhni një temë, duhet të kuptoni se çfarë keni nevojë saktësisht, çfarë lloj përmbajtjeje doni të publikoni, audiencën tuaj të synuar dhe elemente të tjerë të veçantë siç janë reklamat ose banderolat.
Zgjidhni një temë që ju pëlqen nga dizajni, por sigurohuni që ajo të jetë një temë funksionale për qëllimin tuaj.
Përdorni vetëm burime të besueshme për të shkarkuar tema
Është shumë e rëndësishme të mos shkarkoni tema nga burime të panjohura. Shkarkimi i temave nga burime jo të sigurta mund të sjellë gabime në kodim, viruse ose lidhje me spam. Burimi më i sigurt është Webhost.al
Mos zgjidhni modele komplekse
Disa nga temat mund të ngadalësojnë faqen tuaj, duke i bërë vizitorët të largohen para se të marrin ndonjë informacion. Sigurohuni që tema që zgjidhni është e optimizuar dhe e shpejtë.
Provoni një demo në fillim
Para se të instaloni një temë, sigurohuni që të provoni demo fillimisht.
Eksploroni me versionin demo dhe shikoni nëse e keni të lehtë për t’a përdorur dhe për t’a përshtatur me markën tuaj. Nëse ju pëlqen mënyra se si funksionon, shkarkojeni!
Dizajni i optimizuar për mobile
Duke pasur një version celular të faqes suaj tani është një domosdoshmëri. Gjithnjë e më shumë njerëz kanë qasje në internet me telefonat dhe tabletët e tyre. Ndonjëherë përdoruesit e celularit dhe tabletëve japin më shumë trafik se kompjuterat. Kështu sigurohuni që tema juaj është e përgjegjshme për pajisjet mobile.
Mos zgjidhni temat e zakonshme
Disa tema janë shfrytëzuar shumë dhe kjo është arsyeja pse shumë faqe interneti duken njësoj. Ju doni të jeni unik, apo jo? Zgjidhni një temë që ka lidhje me biznesin tuaj dhe duket mirë. Faqja jo vetëm që do të duket bukur, por do të ndihmojë shumë në nxitjen e biznesit tuaj në internet.
Shqyrtoni konkurrentët tuaj
Nëse dëshironi të jeni të ndryshëm, ju duhet të bëni kërkime mbi konkurrentët tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një pamje të përgjithshme mbi faqet e internetit. Duke bërë këtë, do të keni një pasqyrë të qartë të asaj që duhet përmirësuar ose shtuar në temën tuaj.
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm: