SHPËRNDAJE

Nëse kohët e fundit jeni duke kërkuar për temat më të mira falas për WordPress për vitin 2019 atëherë ky artikull është për ju.

Ne kemi zgjedhur disa nga temat më të mira të WordPress 2019 falas të përshtatshme për qëllime të ndryshme si faqe personale, blog, dyqane, dyqane online, startups, biznes, faqe udhëtimi, revista etj. Shumica  temave të renditura janë tema të përshtatshme për çdo lloj faqe interneti.

1.Zakra

Blog, Biznes, WooCommerce

Zakra është super i lehtë dhe fleksibël.Kjo temë  është projektuar me versionin e ri të WordPress 5.0 . Procesi i konfigurimit është i shpejtë dhe i lehtë. Mund të përdoret nga faqe të ndryshme si për biznes, agjenci, restorant, dyqan, kafene, spa, yoga, arsim dhe shumë më tepër. Zakra mund të lidhet plotësisht me WooCommerce dhe vjen me një demo dyqani online.

 

Download Demo

 

2.Flash

Shumëpërdorime

Flash është temë plotësisht e përshtatshme me përmbajtje të pasur për krijimin e faqeve të mrekullueshme. Flash është fantastik – ofron shumë mundësi të personalizimit si premium, si dhe dizajn profesional për një faqe moderne. Tema vjen me një shtojcë shoqëruese ‘Flash Toolkit’ i krijuar posaçërisht për të lehtësuar temën e Flash.

Download Demo

3.ColorMag

Lajme, Gazeta,Revista, Blog

ColorMag është tema më e mirë falas për revista dhe gazeta.Ka një dizajn të pastër dhe interesant, është i përsosur për faqet e lajmeve / revistave. Tema është shumë e personalizueshme, e plotësuar me opsione të fuqishme dhe është jashtëzakonisht e lehtë për t’u përdorur. Kjo do të thotë që ju mund të krijoni një revistë të jashtëzakonshme online që dallon nga konkurrentët. Tema është e bazuar në WordPress Live Customizer, pra, ju mund të bëni ndryshime sipas nevojave që keni.

Download Demo

4.Neve

Shumëpërdorime

Neve ju prezanton me një dizajn shumë të optimizuar dhe me stil të jashtëzakonshëm.   Integrimi i ndryshëm i kutive të ikonave, seksionet e videove të inkorporuara, përputhshmëria e portofolit, tabelat e çmimeve dhe elementë të tjerë  e bëjnë Neve një nga temat më fleksibil për shumë qëllime.

Download Demo

5.Airi

Biznes/Agjenci

Airi është një temë moderne që vjen me shumë demo. Këto demo janë të përshtatshme për agjenci, biznes, dyqan dhe çdo lloj faqeje. Airi është gjithashtu i përshtatshëm për celular duke siguruar një faqe interneti të përsosur në çdo kohë. Tema integrohet bukur me ndërtuesin e faqes Elementor, kështu që çdo skicë e imagjinueshme bëhet e mundur me këtë temë.

Download Demo

6.Spacious

Business

Ashtu si emri, ka shumë hapsirë, spektakolar dhe befasues. Spacious është një nga temat më të mira të WordPress-it që keni parë ndonjëherë. Ajo ka një dizajn të fuqishëm që ju lejon të krijoni lehtësisht faqen e internetit elegante. Kjo është një temë e cila mund të përdoret për lloje të ndryshme  faqesh si biznes, portofol, blogimin, agjenci etj. Përveç kësaj, ajo ka një integrim të thellë me shtojcën WooCommerce në mënyrë që ju të mund të krijoni edhe një dyqan.

Download Demo

7.eStore

e-Commerce/WooCommerce

eStore është një nga temat më të mira të WordPress falas për faqet e internetit të eCommerce që kemi deri më tani. Me nivelin më të mirë të integrimit WooCommerce, ju lejon të krijoni gjithçka që ju nevojitet për një dyqan online të plotë në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Download Demo

8.Cenote

Blog, Personal, Lajme/Revista

Cenote është një temë e moderne, e pastër dhe unike nga të gjitha aspektet. Ajo përshtatet me çdo madhësi ekrani. Nëse jeni një bloger mode, bloger ushqimi ose thjesht dikush që i pëlqen të ndani momentet tuaja me të tjerët Cenote definitivisht është zgjedhja e përkryer për ju. Krijoni dhe shpërndani përmbajtje të mrekullueshme për t’i mbajtur përdoruesit tuaj të lidhur në faqen tuaj!

Download Demo

9.Talon

Shumëpërdorime

Talon është një temë e WordPress e fuqishme për shumë qëllime  projektuar bukur duke përdorur teknologjitë më të fundit WordPress. Ajo ofron shumë mundësi të personalizimit në mënyrë që të krijoni një faqe interneti që përfaqëson ju ose produktin / shërbimin në një mënyrë mbresëlënëse. Për më tepër, ajo ka një shtojcë të fuqishme Page Builder nga Site Origin.

Download Demo

10.Suffice

Biznes, Agjenci

Nëse jeni duke kërkuar për një template WordPress të thjeshtë por super të fuqishëm , Suffice është zgjidhja. Kjo është një temë falas WordPress e ndërtuar me një shtojcë ekskluzive të quajtur ‘Suffice Toolkit’ dhe integrim i përsosur me Page Builder nga SiteOrigin.Me pak fjalë, është një temë tërheqëse për WordPress, e cila ofron thjeshtësi dhe karakteristika të mjaftueshme në të njëjtën kohë.

Download Demo

PËRGJIGJU