Instagram është një nga rrjetet sociale më të njohura në planet, me mbi 200 milionë anëtarë mujorë aktivë që ndajnë 60 milion imazhe dhe 1.6 miliardë pëlqime në ditë.
Nëse jeni duke rritur llogarinë tuaj personale ose duke punuar në emër të një kompanie, lexoni këtë shkrim në lidhje me taktikat më të mira (me shembuj!) që ju ndihmojnë të rritni audiencën në Instagram.
Postoni vazhdimisht (të paktën një herë në ditë)
Në një nga studimet e vitit 2017 nga Tailwind , u nxor përfundimi se sa më shpesh ju postoni, aq më shumë pëlqime dhe ndjekës merrni.
Sipas studimit, profilet që kanë postuar shtatë ose më shumë herë në javë (ose të paktën një herë në ditë) marrin më shumë pëlqime dhe fitojnë më shumë dhe më shpejt ndjekës se ata që postojnë më rrallë.
Ju pothuajse mund të dyfishoni ritmin e ndjekësve së faqes suaj duke postuar nga 1 në 6 postime në javë. Ju mund të dyfishoni përsëri ritmin e rritjes së ndjekësve duke postuar më shumë se 6 herë në javë ose më shumë se një postim në ditë.
Çelësi i suksesit: Postoni vazhdimisht në Instagram. Markat që postojnë rregullisht në Instagram tentojnë të shohin rezultatet më të mira.
Postoni video,Stories dhe provoni Live Video
Instagram-i filloi si një rrjet për ndarjen e fotografive por tani ka më shumë karakteristika si video, video live dhe stories. Markat tani mund të krijojnë lloje të ndryshme përmbajtjesh për të angazhuar ndjekësit e tyre dhe për të rritur ato.
Këto janë dy arsye bindëse për të provuar postimin e këtyre llojeve të përmbajtjeve të reja:
- Angazhimi mesatar për videot po rritet më shpejt se angazhimi mesatar për imazhet.
- Më shumë se 400 milionë njerëz përdorin Instagram Stories çdo ditë.
Përdorni #hashtags cilësorë
Hashtags janë një nga mënyrat më të mira për më shumë ndjekës të rinj në Instagram.
#Hashtagët e duhur (dhe tagu i vendndodhjes) mund ta ekspozojnë imazhin tuaj te një audiencë më e madhe.
Ju mund të përdorni Display Purpose për të gjetur hashtaget e duhur për postimin tuaj. Ju thjesht shkruani disa fjalë në lidhje me foton dhe do merrni rekomandimet se cilët hashtagë të përdorni.
Bashkëpunoni me të tjerët
Një mënyrë tjetër e shkëlqyer për më shumë ndjekës është që të bashkëpunoni me të tjerët, qoftë përmes partneriteteve apo sponsorizimeve.
Përmes partneritetit të të dy palëve arrihet në një audiencë të re.
Orëbërësi suedez Daniel Wellington është një shembull klasik. Ata rritën ndjekësit e tyre nga 850,000 deri në 2,1 milionë ndjekës në një vit nëpërmjet influencuesve në Instagram.
Ja një shembull:
Influencuesit postojnë në llogarinë e tyre të Instagram-it foto me produktet e Daniel Wellington kështu njerëzit e interesuar kontrollojnë profilin e Daniel Wellington. Nëpërmjet kësaj strategjie, Daniel Wellington ka grumbulluar më shumë se 4 milionë ndjekës deri tani.
Postoni në kohën e duhur
Çdo markë ka kohën e vet më të mirë për të postuar. Ju keni tuajën!
Koha e postimit është një nga faktorët kryesorë në algoritmin e Instagram-it. Pra, koha më e mirë për ju për të postuar në Instagram është kur ndjekësit tuaj janë më aktivë.
Klikoni tek Instagram Insights (grafikë)
Në fund të faqes, do të shihni se në cilën ditë të javës dhe në cilën orë të ditës ndjekësit tuaj janë më aktivë.
Përdorni analizat e Instagram për postimet
Çfarë u pëlqen ndjekësve tuaj? Përsëri, Instagram Insights jep të dhëna për të kuptuar se cilat postime pëlqehen më së shumti nga ndjekësit tuaj.
Ju mund të shihni postimet tuaja më të renditura sipas përshtypjeve. Ju mund të ndryshoni filtrat sipas nevojës. Për shembull, mund të shihni videot tuaja më të mira gjatë tre muajve të fundit të renditura sipas komenteve.
Postoni më shumë nga imazhet që vazhdojnë të pëlqehen nga ndjekësit.Ju mund të jeni duke shpërndarë trendin e rradhës.
Zhvilloni stilin e faqes në Instagram.
Faqja juaj e Instagramit duket e parregullt dhe jo shume koherente?Ndoshta ka ardhur koha për pak ndryshim.Ju mund të filloni të ndryshoni stilin e postimeve tuaja duke perdorur kombinimin e ngjyrave.Shtojini pak jete faqes!
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm: