SHPËRNDAJE

Platforma e WordPress praktikisht dominon botën e faqeve në internet dhe përdoret gjerësisht nga të gjithë dhe kushdo. Përdorimi dhe adoptimi i gjerë i kësaj platforme është një e mirë e madhe sepse tani kushdo që di të lundrojë në internet, praktikisht mund të ndërtojë faqen e vetë personale apo të biznesit për të krijuar kështu një dritare virtuale të aksesueshme nga e gjithë bota.

Sipas disa burimeve, aktualisht WordPress përdoret nga mbi 59% e të gjitha faqeve që përdorin CMS (Content Management System) dhe mbi 26% e të gjitha llojeve të faqeve në internet (burimi & burimi).

Kjo rubrikë (Tema Falas në WordPress) ka për synim t’ju prezantoj çdo javë me tema (template) për WordPress që ju mund t’i përdorni lehtësisht dhe mbi të gjitha FALAS. Në këtë mënyrë ju do keni mundësinë t’i testoni dhe të kuptoni se çfarë bën punë për nevojat tuaja pa pasur nevojë të

Seria e template që po ju prezantojmë kanë të gjitha një të përbashkët: ato janë të formatit “responsive”! Kjo nënkupton që ato përshtaten lehtësisht në të gjitha madhësitë e ndryshme të ekraneve ku ju mund ta shihni faqen tuaj. Fakti është që përqindja e vizitorëve të faqeve po kalon gjithnjë e më shumë në favor të atyre që përdorin celularët dhe tabletat, ndaj edhe nevoja për të pasur një faqe e cilat përshtatet (responsive) është e domosdoshme.

1. Parallax One

Parallax One është një temë e thjeshtë dhe elegante bazuar mbi Boostrap në WordPress. Kjo temë mund të përdoret për shumë funksione falë dizajnit të saj të pastër dhe të bukur, që e vendos fokusin kryesor te përmbajtja. Pamja klas e kësaj teme krijohet edhe nga efekti ‘parallax’ i imazhit në faqen kryesore, falë të cilit edhe ka marrë emrin si temë. Tema ofron edhe mundësinë e përdorimit për dyqan virtual si dhe një pamje moderne. Mbi të gjitha ngelet një temë që ju mund ta përshtatni lehtësisht për nevojat tuaja.

Tiparet kryesore (features):

  • Strukturë responsive
  • Efekti parallax
  • Logo, ikona dhe menu të ndryshueshme
  • Skema të ndryshme ngjyrash
  • Ikona sociale me bollëk
  • Integrim me Google Maps

SHKARKOJE | DEMO LIVE

2. Azera Shop

Kjo është një tema ‘minimaliste’ dhe e pastër për një dyqan të vogël online. ‘Minimaliste’, siç mund të kuptohet edhe nga vetë fjala, nënkupton që ka tipare minimale dhe zakonisht të vogla që i japin më shumë rëndësi fotove dhe imazheve. Kjo temë gjithashtu përdor efektin ‘parallax’ në kokën e saj dhe përmban edhe një seksion e-commerce, mbushur me butona dhe ikona plot ngjyrë, si dhe mundësinë e lënies së përshtypjeve nga klientët.

 

Tiparet kryesore (features):

  • Gati për WooCommerce,
  • Dizajn responsive,
  • Formë kontakti që integron lehtësisht Google Maps,
  • Gamë ngjyrash praktikisht pa kufij
  • Gati për t’u përkthyer (diçka e domosdoshme për shqipen),
  • Faqosje edhe për shkrimet e një Blogu,
  • Linke sociale.

SHKARKOJE | DEMO LIVE

3. Zerif Lite

Kjo temë është vërtetë ndëraktive por është dizenjuar të funksionojë gati-gati si një faqe e vetme. Sfondi është i përbërë nga një imazh i madh me gjerësi të plotë dhe një menu të thjeshtë dhe të bardhë në krye. Gjithashtu, ngjyrat kryesore janë e zeza dhe e bardha, por disa seksione ndryshojnë nga klasikja (bardh e zi) te ngjyrat e ndezura jeshile, e verdhë dhe e kuqe. Në tërësi dizajni është elegant dhe klasik. Një shembull mjaft i mirë i temave të WordPress të ndërtuara me ‘bootstrap’.

Tiparet kryesore (features):

  • Efekt parallax
  • Integrim me WooCommerce
  • Penel për opsionet e temës
  • Mundësi përkthimi
  • Dizajn responsive
  • Faqe kontaktesh funksionale

SHKARKOJE | DEMO LIVE

Në përfundim

Këto janë vetë temat e para, por do vijojmë t’ju prezantojmë tema të tjera cdo javë ndaj na ndiqni. Ndërkohë, nëse keni ndonjë temë që e pëlqeni shumë dhe/ose që dëshironi të na e sugjeroni, mos nguroni të na e dërgoni (na kontaktoni)