SHPËRNDAJE

Keni shkuar për pushime, keni bërë me qindra foto, doni ti hidhni në blogun tuaj që të duken sa më bukur, por nuk keni zgjedhur akoma templatin e duhur? Ju sugjerojmë disa nga templetet me ‘cool’ të momentit që postimet tuaja të mbeten të paharrueshme.

Shapely 

Kliko tek figura per te marre ‘Shapely Template’

Shapely është deri tani tema më e avancuar ne dispozicion e WordPress-it. Është një faqe e fuqishme dhe e gjithanshme, me dizajn dhe funksionalitete të përsosura. Kjo temë vjen me disa opsione në homepage që mund të përdoren për të shtuar apo për të hequr faqe të tjera. Eshtë e përshtatshme për biznese, ecommerce, dyqane, lokale, faqe personale të internetit, por mund të përdoret si blog, revistë apo ndonjë faqe tjetër duke të dhënë mundësinë e konfigurimit unik të faqes tuaj.

Activello

Kliko tek figura per te marre ‘Activello template’

Activello është një template shumë fleksibile e WordPress-it e përshtatshme për udhëtime, ushqime, aventura, fotografi, palestra, biznese apo ndonjë faqe tjetër. Përmban grafikë dhe dizajn me piksel të përsosur. Activello vjen gjithashtu me nje slider në ekran për të shfaqur përmbajtjen tuaj me stil.

Tracks

Kliko tek figura per te marre template-in ‘Tracks’

Dizajni i kësaj teme është i pastër,  interaktiv, i këndshëm dhe i stilit ‘monochrome’. Mundëson një qasje më të lehtë me faqen në mënyrë që blogerët të mund të publikojnë artikujt e tyre me bukuri dhe hijeshi.

 

Newsmag Lite

Kliko tek figura per te marre ‘Newsmag Lite’

NewsMag Lite është një template e përkryer për ju që kërkoni një zgjidhje të përhershme për nevojat e bogut tuaj online pavarësisht tendencave te tregut. Ju paraqitet një rrëshqitës për shfaqur përmbajtjen tuaj ose artikujt me tipare sa të mira. Në secilën prej faqeve të demos mund të përshtatni fotot dhe shkrimin tuaj në mënyrë vizuale që prezantimet të duken sa më tërheqëse.

 

 

PËRGJIGJU