WordPress u krijua për blog por tani përdoret për shumë arsye. WordPress është një sistem i menaxhimit të plotë të përmbajtjes (CMS) që mund të përdoret për ndërtimin e çdo lloji faqeje interneti.
Në fakt, 31% e faqeve të internetit përdorin WordPress!
Faqet e biznesit
Ka dhjetëra mijëra tema të krijuara për bizneset e të gjitha llojeve, që nga bizneset e vogla deri tek bizneset e mëdha. Këto biznese kanë nevojë për një faqe interneti për të prezantuar produket apo shërbimet e tyre tek klientët.
Me shtojcat e WordPress , bizneset mund të:
- Pranojnë rezervime online
- Krijojnë një formular kontakti
- Pranojnë pagesa
- Komunikojnë me klientët
- Përgjigjen pyetjeve të klientëve
- Listojnë pozicionet vakante
Ka shumë shtojca që ndihmojnë në zhvillimin e faqes suaj të internetit.
Ja një shembull faqeje interneti i ndërtuar me temën Airi .
Biznese Ecommerce
Bizneset gjithashtu mund të përdorin WordPress për të ndërtuar një dyqan në internet.
Shtimi i e-commerce në faqen tuaj WordPress zakonisht kërkon instalimin e një shtojcë. Më popullorja është WooCommerce. Shtojca WooCommerce është e shkarkuar më shumë se 50 milionë herë.
Karakteristika e ecommerce përfshijnë:
- Vlerësimet e produkteve
- Opsionet e shumta të transportit
- Mbledhja e taksës së shitjes
- Lejimi i klientëve për t’u regjistruar në një llogari
- Ndjekja e inventarit
- Krijimi i kodeve të zbritjes
Një shembull i një dyqani të ndërtuar mbi WooCommerce është eCommerce Gem.
WordPress është një sistem fleksibël CMS për ndërtimin e çdo lloj faqeje interneti. Kombinoni një nga paketat e hosting nga Webhost.al me WordPress dhe mund të keni një faqe interneti të fuqishme.
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm: