PrestaShop është një platformë falas me burim të hapur që përdoret për të drejtuar dyqane online(ecommerce).
Nëse po pyesni veten se çfarë dyqani mund të krijoni me Prestashop,përgjigja është kjo: ju mund të krijoni çdo lloj dyqani. Paraqitja e dyqanit mund të modifikohet nga ndryshim i temës sipas llojit të biznesit që ju keni.
Instalimi i PrestaShop
PrestaShop shkarkohet falas dhe shumë thjeshtë.Për këtë ju duhet të keni zgjedhur një nga paketat e hostimit qe ne ofrojmë.Kështu instalimi bëhet vetem ne pak minuta dhe disa klikime.
Sapo të instalohet, PrestaShop është tepër i lehtë për tu vënë në punë.
Administrimi
Mënyra e administrimit të PrestaShop është e ngjashme me administrimin e WordPress. PrestaShop ju lejon të menaxhoni faqen tuaj dhe të shtoni përmbajtje.
Gjithashtu ju mund të kontrolloni ecurinë e dyqanit tuaj online duke parë raportet e shitjeve dhe shumë më tepër.
Shtimi i produkteve
Në PrestaShop, ekziston mbështetje për tre lloje produktesh:
- Produkte standarde
- Paketa e produkteve ekzistuese
- Produkte virtuale
Kjo do të thotë që ju jeni në gjendje të shtoni produkte në dyqanin tuaj, t’i paketoni këto produkte në pako dhe t’i shisni.
Menaxhimi i porosive
Nën menunë “Porositë” , mund t’i shikoni të gjitha blerjet nga dyqani juaj.
Faturat, fletëpagesat e dorëzimit mund të gjenerohen si PDF për shpërndarje dhe shtypje të lehtë.
Parametrat globale
Nëpërmjet parametrave globale mund të vendosni tarifën e pagesës së transportit në bazë të vendodhjes së klientëve tuaj.
PrestaShop përfshin disa veçori që kursejnë kohë, si për shembull të vendosen cilësime në bazë të vendodhjes për një vend të caktuar, duke përfshirë shtetet, taksat dhe të dhëna të tjera specifike për territorin e zgjedhur.
Shtesa
PrestaShop është falas. Ashtu si WordPress ka shumë template dhe tema që mund të blihen për të përmirësuar dyqanin tuaj. Këto shtesa janë të disponueshme falas ose premium. Duke shfletuar faqen e PrestaShop, ju mund të merrni disa ide të rëndësishme.
Instalimi i moduleve
Instalimi i moduleve rrisin funksionalitetin e dyqanit tuaj duke shtuar veçori të reja. Ju duhet të regjistroheni dhe të krijoni një llogari falas në faqen e internetit PrestaShop për të pasur akses në modulet falas dhe premium.
Zgjedhja e një Theme PrestaShop
Temat e PrestaShop mund të shkarkohen shumë thjeshtë.
Ka shumë tema të disponueshme për PrestaShop. Pavarësisht nga lloji i dyqanit që po ndërtoni, duhet të ketë diçka që i plotëson nevojat për dyqanin tuaj. Përveçse janë në dispozicion në dyqanin PrestaShop, temat mund të gjenden në tregjet si ThemeForest dhe Template Monster.
Përfundime
Funksionaliteti bazë i PrestaShop është falas, me shtesa dhe tema të disponueshme për t’ju ndihmuar të zgjeroni dyqanin tuaj dhe të ndryshoni pamjen e saj.
Menaxhimi dyqanit është i lehtë. Back-office përmban të gjitha mjetet e nevojshme për të menaxhuar një dyqan në internet, me shumë funksione që mund të shtohen përmes sistemit të moduleve.
PrestaShop është një zgjedhje e mirë për këdo që planifikon të ndërtojë një dyqan në internet.Shpejt dhe thjeshtë!
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm: