A e dini se mund të optimizoni imazhet tuaja për SEO?
Ju mund të përdorni imazhet tuaja për të përmirësuar renditjen në motorrët e kërkimit.
SEO optimizon përmbajtjen tuaj në mënyrë që të merrni trafik organik nga motorët e kërkimit si Google. Për fat të keq, shumë persona nuk janë të vetëdijshëm për këtë dhe po humbasin rënditjen.
Ne kemi listuar shembujt për të optimizuar imazhet në faqen tuaj të internetit.
Gjeni imazhet e duhura
Faqja juaj ka nevojë për imazhe që përshtaten me subjektin. Nëse jeni duke zgjedhur një fotografi të rastësishme dhe që nuk ka lidhje me përmbajtjen, atëherë nuk po veproni në mënyrën e duhur. Imazhi duhet të pasqyrojë temën. Mundohuni ta vendosni imazhin afër tekstit përkatës.
Një imazh i cili ka lidhje me tekstin përkatës renditet më mirë për fjalën për të cilën është optimizuar.
Ngarkimi i imazheve në madhësinë e duhur
Imazhet kanë një ndikim të rëndësishëm në ngarkimin e faqes tuaj. Një nga shkaktarët më të zakonshëm të një faqeje të ngadaltë janë imazhet shumë të mëdha.
Shumë faqe interneti kërkojnë 10 sekonda ose më shumë për t’u ngarkuar.Kjo ndodh sepse imazhet e mëdha marrin shumë kohë për t’u ngarkuar. Kështu jo vetëm që largoni vizitorët por humbisni dhe rënditjen në motorrët e kërkimit.
Por cila është madhësia “e përshtatshme” për imazhet e faqeve të internetit?
Ruani imazhet në një gjerësi dhe lartësi që përshtatet në faqen tuaj të internetit. Zona e përmbajtjes në shumicën e faqeve të internetit është 1,200 pixel e gjerë ose më e vogël. Pra, nuk ka kuptim të ngarkoni një imazh që është 4.000 piksel i gjerë.
Para se të ngarkoni ndonjë imazh në faqen tuaj, kontrolloni dy herë për të parë se çfarë madhësie do të keni nevojë.
Shtoni ALT Text:
ALT(Alternative Text) shfaqet në faqen tuaj në vend të imazhit nëse për ndonjë arsye imazhi nuk mund të ngarkohet. Ai ndihmon në shpjegimin e imazhit në një format teksti. Teksti ALT është shumë i dobishëm për kërkimet dhe ndihmon njerëzi për të kuptuar se çfarë tregon imazhi i faqes tuaj.
Motorrët e kërkimit nuk mund t’i shohin imazhet tuaja, kështu që përdorimi i tekstit tuaj alternativ (alt text) përcakton se çfarë imazhi është.
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm: