SHPËRNDAJE

Jo të gjithë kanë aftësi teknike për të rregulluar një faqe interneti. Ka shumë për të mësuar kur bëhet fjalë për HTML, PHP dhe CSS. Megjithatë, programimi nuk është mënyra e vetme për të ndërtuar një faqe interneti.

WordPress është një nga sistemet më fleksibël dhe të gjithanshme të menaxhimit të përmbajtjes në internet. Elementor është një sistem i pasur redaktimi që bën ndërtimin e faqes shumë shpejt.

Ja se si mund ta përdorni ndërtuesin e faqes Elementor për të ndërtuar me lehtësi faqen e internetit që keni ëndërruar gjithmonë.

Shkarkoni Elementor Page Builder

Për të filluar përdorimin e Elementor: kërkoni në seksionin e shtojcave të WordPress dhe shkarkojeni atë. Filloni të krijoni faqen tuaj të internetit (në seksionin e faqes të panelit të kontrollit) klikoni “edit with Elementor”.

Përdorni Templates të gatshëm

Elementor ka modele template të gatshme për të ndërtuar faqen tuaj. Ju mund të filloni absolutisht nga zeroja dhe të ndërtoni modelin tuaj, por ne sugjerojmë që të filloni me një nga template-ët e gatshëm. Ja se si ju mund të navigoni në listën e template-ve. Nga WordPress dashboard klikoni mbi pages tab , krijoni një faqe të re (Home, About, Blog, etj.) dhe zgjidhni opsionin “Edit with Elementor “.

Mënyra më e lehtë për të filluar me Elementor është përdorimi i një template të gatshëm. Kjo do t’ju japë një mundësi për të eksploruar se çfarë mund të bëni me faqen tuaj.

Klikoni butonin “Add Template” afër qendrës së ekranit tuaj.

Zgjidhni një që ju pëlqen. Ju mund të zhvendosni elementet, futni elementë të tjerë për ta ndryshuar atë, dhe sigurisht, ndryshoni ngjyrat, imazhet dhe fontet në mënyrë që të përputhen me markën tuaj.
Shënim: ju mund të fshini templates në çdo kohë, kështu mund të eksperimentoni me faqen tuaj te internetit.

Përdorni seksionet, kolonat dhe elementët

Redaktimi i faqeve në Elementor është tepër i thjeshtë. Çdo element në faqen tuaj ndodhet në seksione ose kolona. Ju mund të ndryshoni elementet si psh. imazhet, titujt, ikonat etj.

Shfrytëzoni Komunitetin Facebook për mbështetje

Një nga gjërat më interesante rreth ndërtuesit të faqes Elementor është që ju mund të merrni mbështetje shpejt nga grupi Facebook.

Përdorni këto hapa për të filluar ndërtimin e faqes së internetit sot.


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. Krijoni dyqanin tuaj online me Prestashop
  2. Pse duhet të zgjidhni WooCommerce?
  3. Çfarë është Softaculous dhe si përdoret?

PËRGJIGJU