Blerja e emrit të domain-it është hapi i parë drejt krijimit te faqes. Me domain-in tuaj, është koha për të filluar ndërtimin e pranisë suaj online.
Më poshtë është një listë e gjërave që duhet të bëni pasi të blini emrin e domain-it.
Zgjidhni Hosting
Nëse keni blerë një emër domain-i për qëllim të krijimit të një faqeje interneti, atëherë do t’ju duhet gjithashtu dhe hosting. Webhost.al ofron paketa të shkëlqyera për fillestarët deri tek profesionistët.
Zgjidhni një nga paketat e hosting në Webhost.al dhe filloni ndërtimin e faqes suaj online!
Instaloni një temë
Tema është pamja e faqes së internetit. Çdo faqe ka nevojë për një temë. Me WordPress keni pafundesi zgjedhjesh. Zgjidhni një temë të përshtatshme qe e bën faqen të duket moderne dhe në të njëjtën kohë profesionale.
Temat shpesh vijnë me mjete të ndërtuara që ju lejojnë të ndryshoni shpejt ngjyrat e sfondit, gjerësinë e faqes tuaj, ngjyrën e shkronjave dhe shumë më tepër. Lexoni artikullin që j’u sygjerojmë për temat WordPress:
10 temat më të mira FALAS për WordPress 2019 |Pjesa 1|
Instaloni shtojca të rëndësishme
Shtojcat shtohen në faqen e internetit për t’i dhënë asaj funksione shtesë. Shtojcat më të rëndësishme janë thelbësore për faqen tuaj.
Cilat janë ato?
- Yoast SEO – Është një nga shtojcat më të shkarkuara në WordPress. Yoast SEO është një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të gjitha nevojat tuaja lidhur me SEO. Ajo optimizon sinonimet ndihmon për të kontrolluar nëse jeni duke përdorur fjalet e përshtatshme në postin tuaj.
- Akismet – Një sistem filtrimi spam. Ju keni nevojë për një shtojcë që i ndalon ato.
Regjistrohuni në media sociale
Ju do të duhet të regjistroheni në rrjetet kryesore të mediave sociale. Nuk ka rëndësi nëse nuk planifikoni të përdorni një platformë specifike për momentin por ju duhet të siguroni llogaritë tuaja për t’i përdorur më vonë
Faqja e internetit duhet të regjistrohet në:
Krijimi një adrese e-mail-i specifike
Ju j’u duhet një adresë e-maili, specifike për domain-in tuaj. Kjo do të ndihmonte faqen tuaj të dukej më profesionale. Duke zgjedhur një nga paketat e hosting këtu në WebHost.al, ju keni mundësi të krijoni adresa e-maili specifike. Numri i adresave të e-mailit varet nga paketa e hosting që ju zgjidhni.
Vendosni qëllime për faqen e internetit
Para se të filloni të ndërtoni faqen tuaj të internetit, është e rëndësishme të krijoni një plan veprues për atë që dëshironi të arrini. Ka shumë drejtime që mund të merrni me faqen tuaj të re.Ju mund të:
- Ndërtoni një blog personal
- Krijoni një faqe për një biznes shërbimi online
- Krijoni një dyqan e-commerce
- Krijoni një faqe interneti informative etj.
Filloni të ndërtoni faqen tuaj
Tashmë me domain-in tuaj dhe hosting, është koha për të filluar ndërtimin e faqes tuaj.
WebHost.al ofron instalimin me një klikim të WordPress, Joomla, Presta Shop etj.Gjithçka që ju duhet të bëni është të zgjidhni një temë WordPress dhe t’a rregulloni atë sipas shijeve tuaja.
Shpresojmë që këshillat e mësipërme t’ju ndihmojnë për hapat e krijimit të një faqeje interneti të suksesshme.
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm: