SHPËRNDAJE

Nuk ka qenë kurrë më lehtë se tani për të ndarë kreativitetin, produktet dhe idetë tuaja me njerëzit  nëpërmjet internetit.Ne do t’jua vërtetojmë këtë.

Si fillim ndalemi pak se çfarë mund të bëjmë me një faqe interneti!

  • Publikoni një blog.
  • Nëse jeni duke ndarë mendimet tuaja apo ide,qoftë për argëtim apo fitim (ose të dyja), keni nevojë për një faqe interneti.
  • Ndërtoni biznesin tuaj.
  • Shumica e njerëzve shikojnë në internet për të blërë, kështu që një faqe interneti është një domosdoshmëri nëse dëshironi që klientët t’ju gjejnë në cdo kohë.
  • Tregoni aftësitë tuaja.
  • Nëse jeni një fotograf i pavarur, shkrimtar, web dizajner ose keni talente në fusha të tjera, një portofol online mund t’u tregojë klientëve të ardhshëm atë që bëni dhe pse ata duhet t’ju punësojnë ju.

Çfarë duhet për të krjuar një faqe interneti?

Ju duhet të merrni tre gjëra për të hapur faqen tuaj: një domain, një web host dhe të zgjidhni përmbajtjen e faqes.

  1. Emri i domain.Hapi i parë është zgjedhja dhe regjistrimi i një domain-i. Domain-i përmban  një emër, në mënyrë që vizitorët t’ju gjejnë. Shembull: www.emrifaqes.al
  2. Web Hosting. Duhet të zgjidhni një shërbim web hosting për ndërtimin dhe mirmbajtjen e faqes.
  3. Përmbajtja e Faqes. Kur të keni një domain dhe një host, jeni gati për të vendosur për përmbajtjen e faqes tuaj. Ju mund zgjidhni ndërmjet: dyqani në internet,portofoli, blog-u dhe shumë më tepër.

Duke marrë domain-in dhe hosting në Webhost.al ju merrni shërbimet më të mira për faqen e internetit.

Çfarë është Web Hosting dhe si funksionon

Web hosting është një shërbim që u lejon organizatave dhe individëve të hapin një faqe interneti. Një web host, ose ofruesi i shërbimit të web hosting, siguron teknologjitë dhe shërbimet e nevojshme për faqen e internetit. Faqet e internetit janë të organizuara ose të ruajtura në kompjuterë të veçantë të quajtur servera. Kur përdoruesit e internetit dëshirojnë të shohin faqen tuaj,ata shkruajnë adresën e domain-it të faqes suaj në shfletuesin e tyre. Kompjuteri i tyre pastaj do të lidhet me serverin tuaj dhe faqja  juaj do t’i shfaqet përmes shfletuesit.

Nëse po pyesni veten se çfarë lloj hostimi ju nevojitet, kjo varet shumë nga lloji i faqes që keni dhe nga ajo që planifikoni të përdorni, nga madhësia e faqes dhe shumë më tepër.

Ekzistojnë katër lloje kryesore serverash;

  1. Dedicated Servers
  2. Virtual Private Server (VPS)
  3. Shared Servers
  4. Cloud Servers
  1. Shared Hosting. Faqja juaj e internetit ndan një server me shumë faqe të tjera. Shumë faqe interneti me trafik mesatar që kryejnë programet e nevojshme kanë zgjedhur  këtë lloj serveri. Shared Hosting kërkon pak ose aspak njohuri teknike dhe është një mundësi e mirë për fillestarët.
  2. Virtual Private Servers  (VPS). Një server VPS është i vendosur në një data center. Këto serverë fizikë ndahen në servera të shumtë VPS, të dedikuara ose të përbashkëta. VPS ofron një nivel më të lartë të kontrollit mbi web serverin. Virtual Private Server hosting është i shkëlqyer për përdoruesit që kërkojnë më shumë kontroll mbi faqen e tyre, me aftësitë teknike për të krijuar një mjedis të përshtatur.
  3. Dedicated server. Ofron një nivel më të lartë të kontrollit mbi web serverin që ruhet në ueb faqen tuaj. Kjo përfshin dhënien me qira të një serveri të tërë, kështu që faqja juaj është pronë e vetme e strehuar në server.
  4. Cloud hosting ka të bëjë me përdorimin e një rrjeti të serverëve virtuale, të cilët përdorin si burime nga një rrjet i serverëve fizikë. Në vend që të keni të gjitha dosjet e faqes suaj në një server të vetëm fizik, ato janë të shpërndara në mesin e një rrjeti të tërë serverësh.

Një shërbim profesional web hosting siguron një përvojë pa probleme për pronarët e bizneseve, në mënyrë që ata të mund të fokusohen në bizneset e tyre.

Webhost.al është zgjidhja më e mirë për faqen tuaj të internetit!


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. Domain dhe Hosting: Të dyja së bashku
  2. VPS vs Cloud Hosting për faqen tuaj të re?
  3. Çfarë është Shared Hosting ?

PËRGJIGJU