Shortcodes mund të quhen ndryshe fuqia e kodimit në duart e çdo përdoruesi të WordPress. Këto kode mund të futen pothuajse kudo për të shtuar veçori dinamike, duke filluar nga galeritë, skedarët audio, headers dhe në çdo faqe të WordPress.Shortcodes shpesh herë neglizhohen, por janë një mjet i përshtatshëm për të shtuar shumëllojshmëri veçorish në faqen tuaj të WordPress.
Si funksionojnë Shortcodes në WordPress?
Një shortcode është një pjesë e vogël e kodit e dizajnuar për të kryer një funksion të caktuar ose për të shtuar një veçori të veçantë në një faqe WordPress. Për shkak se shumica e shortcodes nuk janë pjesë e temave ose shtojcave të WordPress, ato mund të futen në faqe, postime dhe tekste, kudo ku përdoruesi dëshiron të shtojë një veçori .
Ajo çfarë duhet të bëni është gjetja e shortcodes, kopjimi dhe vendosja në vendin ku dëshironi të shfaqet funksioni.
Si të merrni Shortcodes
Disa shortcodes janë në dispozicion nga WordPress.
Vendosja e ndonjërit prej shortcodes në redaktuesin e tekstit WordPress do të shfaqë elementin e dëshiruar. Kjo mund të personalizohet sipas nevojës në panelin admin të WordPress. Shortcodes gjithashtu mund të vijnë së bashku me disa nga temat falas apo me shtojcat.
Gjithashtu mund të merrni më shumë shortcodes më të specializuara nëpërmjet një numri shtojcash WordPress, të tilla si Shortcodes Unlimited, që përfshin 50 ose më shumë shortcodes për të shtuar tipare të të gjitha llojeve.
Krijimi i Shortcodes të personalizuar
Megjithëse dikush mund të përdorë shortcodes pa pasur ndonjë aftësi të kodimit ose dizajnit të uebit, zhvilluesit me eksperiencë mund të modifikojnë shortcodes për më shumë personalizim. Ashtu si çdo gjë tjetër, shortcodes janë në dispozicion për të gjithë komunitetin WordPress për personalizim dhe përditësimin.
Zhvilluesit gjithashtu mund të krijojnë shortcodes të tyre të personalizuara nga e para, me specifikimet nga kodeksi WordPress. Për shkak se WordPress është softuer me burim të hapur që dikush mund të modifikojë, përdoruesit mund t’i krijojnë ato për përdorime specifike që janë ekskluzive për një faqe të veçantë të WordPress ose i bëjnë ato të disponueshme për të gjithë komunitetin e WordPress.
Përdorimi i Shortcodes te WordPress
Përdorimi i një shortcode të WordPress është aq i thjeshtë sa kopjimi i kodit dhe vendosja e tij në redaktuesin e tekstit. Është e rëndësishme të keni parasysh, që shortcodes të cilat janë te lidhura me një nga shtojcat e WordPress do të ndalen se funksionuari në qoftë se shtojca është çaktivizuar ose tema WordPress është ndryshuar. Shortcodes të cilat janë pjesë e WordPress, ose ato të shtuara nga burime të tjera, mbeten në vend edhe nëse tema e faqes ka ndryshuar ose eshte përditësuar.
Një shortcode bëhet aktiv sapo të futet në përmbajtjen e teksit. Për shembull, nëse keni instaluar një nga shtojcat e galerisë së WordPress, shtojca ju lejon të shtoni një imazh në galeri dhe ta redaktoni atë.
Shortcodes në WordPress u prezantuan së pari në mënyrë të drejtpërdrejtë në WordPress 2.5, duke u dhënë përdoruesve të të gjitha niveleve të një mënyrë për të sjellë fuqinë koduese të WordPress në faqet e tyre pa punuar direkt me kodin vetë.