SHPËRNDAJE

E gjetët domain-in që deshët, më pas e regjistruat por tani çfarë ndodh?

Ka një numër në rritje personash të cilët kanë regjistruar një adresë me .AL apo .com dhe më pas e kanë lënë atë në pritje. Por nëse ju nuk vendosni të bëni diçka me domain-in tuaj, atëherë ajo adresë është praktikisht ‘pa vlerë’ deri në momentin që ju vendosni të ndërtoni edhe një faqe interneti.

Ndërtimi i faqes në internet ju lejon ta shfrytëzoni në maksimum potencialin informues dhe ekonomik të adresës që keni zgjedhur për biznesin, organizatën apo qoftë edhe për hobin tuaj.

Por kjo, me sa duket, është edhe pjesa më e vështirë për ata prej jush të cilët dukshëm nuk kanë arritur ta realizojnë synimin e tyre pasi e kanë lejuar adresën e tyre, jo vetëm që të qëndrojë bosh (pa një faqe interneti), por madje edhe të skadojë fare si domain (shih shembuj te faqja Expired.al).

Në gjykimin tonë, pengesat apo sfidat kryesore janë dy:

  1. Zgjedhja e paketës së hostimit
  2. Ndërtimi i faqes tuaj në internet

Fillimisht, duhet të pranojmë se ‘sfida e parë’ (hostimi) është më e lehtë se sa ajo e dyta (ndërtimi i faqes në internet). Prandaj, do përpiqemi t’ju japim disa këshilla praktike se si mund ta vini në jetë potencialin e domain-it që ju keni regjistruar.

 

Zgjedhja e paketës së hostimit

Hapi i parë, mbas regjistrimit të domain name-it, sigurisht, është gjetja e një pakete hostimi. Për t’ju ndihmuar konkretisht me këtë situatë, ju sugjerojmë të lexoni fillimisht shkrimin mbi ‘llojet kryesore të shërbimeve të hostimit’.

Për shumicën prej jush, paketat e ‘hostimit të përbashkët’ janë ideale dhe mjaft praktike për nevojat dhe nivelin teknik, sidomos nëse jeni duke e bërë këtë gjë për herë të parë.

Nëse ju e keni regjistruar domain-in tuaj pranë WebHost.al, atëherë shtimi i shërbimit të hostimit është mjaft i lehtë dhe po ashtu edhe konfigurimi (lidhja) e domain-it tuaj dhe hostimit.

Ju duhen vetëm dy elementë: a) aksesi në panelin e domain-it tuaj dhe b) adresat NS (Name Server) të hostit tuaj.

Nëse ju e keni blerë domain-in dhe hostin pranë webhost.al atëherë nuk do keni nevojë ta modifikoni informacionin e adresave NS.

Por, nëse domain-in dhe hostin i keni blerë në vende të ndryshme, atëherë do t’ju duhet që të merrni informacionin NS (Name Server) nga hosti juaj, që të mund ta regjistroni më pas këtë informacion nëpërmjet panelit të domain-it tuaj. Zakonisht, adresat NS janë të formatuara kështu:

NS1.hostijuaj.com

NS2.hostijuaj.com

 

Ndërtimi i faqes

Ndërtimi i një faqeje profesionale interneti është shpesh sfida kryesore me të cilën mund të përballeni por edhe ky proces është bërë relativisht më i thjeshtë. Këto janë disa nga alternativat e përgjithshme që duhet të konsideroni:

  • Zgjidhni aplikacionin që ju ofron vetë hosti juaj për të ndërtuar faqen (Side builder)
  • Përdorni softuerin dhe ‘template’-t që vijnë falas (WordPress, Drupal, Joomla, etj.
  • Kontraktoni dikë apo një agjenci që t’ju ndihmojë të bëni diçka sa më profesionale

 

Në përfundim

Këto janë të gjitha vendime që kërkojnë kohën dhe përkushtimin e tyre, por e rëndësishme është që të filloni me diçka mbi të cilën, më pas, mund të përmirësoni apo krijoni diçka tjetër plotësisht të re.

Keni sugjerime apo komente? Atëherë, ju lutem kontribuoni për të mirën e të gjithë lexuesve duke i shkruar ato këtu poshtë.

21 Komentet

  1. Faleminderit për interesimin. Shkurt, te njëra platformë nuk paguan por i bën reklamë tjetrit dhe te tjetra paguan që ti bësh reklamë vetes.

  2. Edhe unë kam pasur një Blog në blogger por pastaj kur desha të shtoj rubrikat, të ndryshoj faqosjen, të kisha ca opsione shtesë blogger ka shumë mangësi. Po ideja është që me rritjen e nevojave të tua si “botues” një platformë si blogger është mjaft e kufizuar në hapësirat dhe opsionet që të ofron. Kjo nuk ndodh menjëherë por është proces rritje dhe e kupton vetë sidomos kur ke të paktën 50 postime.

  3. Dhe nje pyetie te fundit se sdua qe tju besdis me teper Tek bloggeri ime kam nje themes premium dhe fshi dhe shtoj sa kategori te dua pra problemi deri ktu esht pothuajse i zgjidhur ajo qe dua te di un esht sa memorje si server ka blogger psh. 1gb2gb etj dhe ka ndonje limit deri sa vizitor munde te suportoje ne nje dit ose ne te njejten kohe

  4. Blogger eshte nje platforme qe e kufizon ne cfare ofron vetem ajo si platforme. Nuk mund te instalosh aplikacione te tjera si ( WordPress, Joomla etj ) . Në fund të fundit çështja është e thjeshtë: sa profesionistë përdorin Blogger për të hostuar faqen e tyre dhe sa kanë hostin me pagesë?

  5. Këto dhe më shumë mund t’i bësh edhe me shared hosting dhe mbi të gjitha mund ta ndryshosh sa herë nuk të pëlqen diçka pasi krahasimisht ke shumë herë më shumë template falas, hapësira nuk është asnjëherë problem, dhe me këtë rast përmirësohesh edhe vetë si blogist dhe webmaster i faqes tënde.

Leave a Reply to Si të kërkoj një emër domain që i përshtatet biznesit tim | WebHostBlog.al Anulo përgjigjjen