SHPËRNDAJE

Nëse vështrojmë faqet kryesore të faqeve të internetit, do të vëmë re se shumë prej tyre duken relativisht të ngjashëm. Dizenjimi i faqes kryesore të internetit është thelbësor për suksesin e një faqe.

Mund të duket e lehtë por elementët thelbësore si logoja juaj dhe informacioni rreth markës, misioni janë të rëndësishëm. Megjithatë, këto janë vetëm disa shembuj të shpejtë, pasi një faqe kryesore e strukturuar mirë përfshin shumë elemente të tjerë.

Në këtë artikull, ne do të prezantojmë me elementët më të zakonshëm në hartimin e faqes kryesore së internetit.

Logo dhe elementët e markës

Pothuajse çdo faqe që vizitoni ka një logo.

Logot zakonisht shfaqen në anën e majtë të faqes tuaj të parë sepse është pozicioni ideal për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve.

Mbani në mend – kudo që t’a vendosni logon tuaj, ajo duhet të jetë e thjeshtë për t’u parë dhe me madhësi normale.

Misioni

Ky seksion përbëhet nga një imazh i madh ose slideshow. Ideja për këtë seksion është që t’i japë shpejt vizitorëve një ide se çfarë të presin nga faqja juaj.

Thirrje për veprim

Çdo faqe interneti ka një qëllim, që zakonisht është t’i kthejë vizitorët në klientë.

Mënyra më e lehtë është duke i vendosur thirrje për veprim. Kjo mund të jetë një buton ose thjesht tekst i thjeshtë.

Një mënyrë e lehtë për ta bërë këtë është duke përdorur ngjyra të theksuara, siç e shihni në shembullin e mëposhtëm. Zgjedhja e fjalëve gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, prandaj konsiderojeni me kujdes.

Menu e qartë navigimi

Vizitorët kanë nevojë për menu për të lëvizur në faqen tuaj. Një menu duhet të jetë gjëja e parë që do të shohin në faqen tuaj dhe duhet të jetë shumë e lehtë për t’u përdorur.

Ngjyra tërheqëse

Ngjyrat janë të rëndësishme për stilin e faqes dhe kanë ndikim tek vizitorët, duke e bërë një eksperiencë më të këndshme dhe duke ndikuar në mendimet e njerëzve për markën tuaj.

Zakonisht, ju rekomandojmë të zgjidhni disa ngjyra që shkojnë mirë së bashku dhe t’i përdorni ato në të gjithë faqen tuaj.

Imazh i markës

Imazhet përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të faqes kryesore të interneti. Imazhet që zgjidhni nuk duhet të jenë të ngarkuara- ato duhet t’u japin vizitorëve një ide se çfarë u ofroni atyre dhe çfarë përfaqëson marka juaj.

Nëse imazhet janë të mëdha, duhet të siguroheni që ato nuk ngadalësojnë faqen tuaj.

Tipografi e lexueshme

Ju ndoshta mund të mendoni se zgjedhja e shkrimit nuk ka shumë rëndësi, por ajo është më e rëndësishme sesa ju mendoni. Ka rëndësi se si mund t’i përdorni llojet e shkrimeve si një element vizual.

Shkrimi që ju përdorni është një çështje e stilit personal. Sidoqoftë, ju rekomandojmë që t’i përmbaheni dizajnit klasik, që janë të lehta për tu lexuar.

Vlerësime & Media Sociale

Faqja juaj duhet të përcjellë besim tek vizitorët tuaj, veçanërisht në qoftë se po drejton një biznes. Një nga mënyrat më të mira për të arritur këtë është që t’u tregoni përdoruesve se keni marrë rekomandime të mira nga klientët e kaluar.

Për ta bërë këtë, shumë nga faqet kryesore përfshijnë elemente të provave sociale, të tilla si dëshmi dhe komente. Gjithashtu duhet të përfshini dhe mediat sociale.

Informacion rreth ekipit tuaj ose produkteve

Nëse ju punoni vetëm ose si pjesë e një ekipi, është gjithmonë një ide e mirë për të ndihmuar vizitorët të kenë një ide të qartë për ju dhe markën tuaj. Vendi më i mirë për të përfshirë pak informacion për ju dhe ekipin tuaj është në faqen kryesore.

Ju gjithashtu mund të shtoni një faqe të dedikuar “Rreth Nesh” për më shumë informacion.

Informacionet e Kontaktit

Cilado qoftë lloji i faqes së internetit, ka një gjë që në faqen tuaj nuk mund të mungojë, dhe kjo është informacioni i kontaktit. Për bizneset, mund të përfshini dhe një numri telefoni, adresa së bashku me email.

Nëse nuk po drejtoni një vend biznesi, një formë kontakti është ndoshta metoda më e mirë. Me të, vizitorët do të jenë në gjendje të lidhen me ju shpejt, gjë që mund t’ju ndihmojë të komunikoni më shumë.

PËRGJIGJU