SHPËRNDAJE

Nuk është e lehtë të dizenjosh një faqe interneti.

A e dini se kur një vizitor arrin në faqen tuaj, ju keni rreth pesë sekonda (ose më pak) për të kapur vëmendjen e tyre dhe t’i mbani aty ku janë? Kjo nuk është një kohë shumë e gjatë për t’i bërë përshtypje dikujt, prandaj nëse koha e ngarkimit nuk është e përsosur ose navigimi i faqes është i vështirë atëherë me shumë mundësi vizitorët do të braktisin faqen tuaj.

Pra, si mund të krijoni një faqe interneti që duket mirë, funksionon në mënyrë të përkryer dhe komunikon qartë mesazhin tuaj?

Më poshtë do j’u japim disa këshilla për përmirësimin e dizajnit të faqes së internetit.

Përmirësoni shpejtësinë e faqes

Shpejtësia e faqes së internetit është diskutuar prej kohësh në botën e marketingut dhe është një nga arsyet kryesore pse shumë vizitorë ikin nga faqe të caktuara interneti. Në fakt, nëse keni një vonesë prej dy sekondash në kohën e ngarkimit gjatë një transaksioni, shanset janë që klientët tuaj të mundshëm të braktisin karrocat e tyre. Pra, punoni për përshpejtimin e faqes tuaj.

Bëni thirrje për veprim

Studimet kanë treguar se butonat portokalli të cilët bëjnë thirrje për veprim rritin rezultatet e blerjeve me 32.5%, ndërsa butonat e kuq me 21%. Gjithashtu përdorni fjalë që nxisin blerjet apo rezervimet.

Përdorni hapësirë të bardhë në faqen e internetit

Hulumtimet kanë treguar se përdorimi i hapësirës së bardhë në kufijtë e majtë dhe të djathtë, dhe midis paragrafëve, rritin leximin nga vizitorët me pothuajse 20%. Shtimi i hapësirave të bardha do të thotë më shumë ndërveprim për përdoruesit, faqja duket më mirë dhe mund të nxjerrë në pah thirrjet për veprim.

Përdorni foto që vlejnë sa një mijë fjalë

Nëse po përdorni foto, video, GIF ose vizatime, ata kanë më shumë gjasa të tërheqin vëmendjen tonë në një faqe sesa çdo pjesë e tekstit, pa marrë parasysh madhësinë. Përdoruesit shpenzojnë 10% më shumë kohë duke shikuar fotot e njerëzve në faqet “Rreth Nesh”, sesa lexojnë përmbajtjen që lidhet me ato foto. Kjo do të thotë që ju duhet të përpiqeni të inkorporoni foto të rëndësishmë dhe me vlerë sa më shumë që mundeni në faqen e internetit.

Përdorni teorinë e ngjyrave

Ngjyra e diçkaje aq të vogël sa një buton thirrjeje ka rëndësi. Po ashtu dhe zgjedhja e ngjyrës në të gjithë faqen tuaj. Ju duhet të zgjidhni një ngjyrë dominuese për të gjithë faqen dhe markën tuaj dhe pastaj të shtoni ngjyra plotësuese për të kompletuar skemën perfekte.

Ilustrimet e personalizuara mund të përforcojnë markën tuaj

Ilustrimet e personalizuara janë padyshim gjëja më e mirë që mund të bëni me dizajnin e faqes suaj! Ata me të vërtetë luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e vizitorëve tuaj në faqen tuaj dhe shërbejnë si dizajn për faqen e internetit.

PËRGJIGJU