Suksesi i faqes suaj varet nga trafiku. SEO, është vendimtar për të tërhequr lexuesit apo klientët në faqen tuaj. Më poshtë janë disa këshilla për përmirësimin e SEO-s të faqes tuaj të WordPress.
Përmirësoni shpejtësinë e faqes suaj WordPress
Shpejtësia e faqes së internetit është e rëndësishme për shumë arsye. Njerëzit priren të largohen nëse një faqe vonon më shumë se 3 sekonda për t’u ngarkuar. Gjithashtu shpejtësia është e rëndësishme dhe për Google.
Google penalizon faqet e ngadalta. Pra, nëse përmirësoni shpejtësisë, Google do të përmirësojë dhe renditjen.
Optimizoni faqen e WordPress për pajisjet mobile
Personat qe përdorin pajisjet celulare e kanë kaluar numrin e personave që përdorin kompjuterat. Këto shifra do të vazhdojnë të rriten me përmirësimin e këtyre pajisjeve.
Google shpërblen faqet që janë të optimizuara për celularë me renditje më të mirë.
Titujt e faqes të pasur me fjalë kyçe dhe taglines
Çdo pjesë e faqes tuaj mund të luajë një rol në rritjen e rënditjes, duke filluar nga emri i faqes. Kur instaloni një temë të re WordPress, ju keni mundësinë për të vendosur titullin dhe tagline, të cilat janë të kërkueshme. Shtimi i fjalëve kyçe kudo që është e mundur në këto dy linja mund të ndihmojë që faqja juaj të jetë më miqësore në kërkim.
Sigurohuni që të gjitha imazhet tuaja të kenë Alt Text
A e dini se kërkimi i imazheve të Google përbën 10.1% të trafikut të kërkimit të Google? Shtimi i alt text tek imazhet është një mënyrë super e lehtë dhe e thjeshtë për të përfituar prej trafikut të imazheve.
Menaxhimi i URL-ve
Çdo faqe dhe postim në faqen tuaj ka URL-ën e saj unike. Shtimi i fjale kyçe në permalinks mund të ndihmojë për të bërë çdo faqe të kërkueshme. Zgjidhni një strukturë permalink që të përfshijë titullin e faqes konkrete.
Linqet ndihmojnë në rritjen e renditjes së kërkimit. Mund të përmendim linqe të brendshme apo dhe linqe të faqeve të jashtme.
Përdorni një shtojcë SEO
Nëse jeni i ri në WordPress, mund të mos jeni ende të njohur me shtojcat. Këto janë pjesë të vogla shtesë që mund të instaloni, të cilat shtojnë veçori dhe funksione të reja në faqen tuaj. Në fakt, ka shumë shtojca të dizenjuara posaçërisht për të përmirësuar SEO-në e faqes tuaj.
Për rezultate më të mira, mund të zgjidhni një shtojcë gjithëpërfshirëse SEO, si Yoast SEO.
Përqëndrohuni në cilësinë e përmbajtjes
Nëse doni të keni sukses me SEO-n, duhet të përqëndroheni në krijimin e përmbajtjeve cilësore.
Ka shumë mënyra për të arritur këtë qëllim. Për shembull, shqyrtoni se çfarë duan apo ka nevojë më shumë audienca juaj dhe përqëndrohuni në ofrimin e këtyre gjërave me përmbajtjen tuaj.