SHPËRNDAJE

Çfarë është Elementor?

Elementor është ndërtuesi kryesor i faqeve WordPress.

Le të themi se ju keni filluar të ndërtoni një faqe WordPress, keni instaluar një temë dhe pjesa më e madhe e faqes tuaj nuk duket mirë.

Ju nuk keni ide se si t’a bëni faqen tuaj të duket bukur, si faqet e tjera që shikoni në internet.

Kjo është koha kur duhet të instaloni shtojcën falas Elementor.

Ju keni një mundësi për të ndërtuar faqet tuaja duke përdorur një redaktues Drag & Drop me një larmi karakteristikash: shtoni imazhe, ndryshoni madhësinë e tekstit, ngjyrën, fontin, shtoni postimet e fundit në blog, etj.

Këtu janë disa arsye se pse duhet të filloni të përdorni Elementor për faqen tuaj.

Drag & Drop

Siç është përmendur tashmë, Elementor është një redaktues Drag & Drop, që do të thotë që ju keni mundësi për të redaktuar faqet tuaja në kohë reale. Redaktoni, ndryshoni, fshini.

Elementor ka një larmi karakteristikash që mund t’i vendosni në faqen tuaj dhe t’i përdorni si të dëshironi.

Image result for elementor drag and drop

Është Falas

Është një nga shtojcat e rralla që krijon faqe plotësisht funksionale dhe absolutisht falas. Mjafton të merrni një nga paketat hosting nga Webhost.al dhe Elementor përfitohet falas duke e shkarkuar atë.

Opsione pothuajse të pakufizuara

Elementor ka të gjitha funksionet që mund të duhen. Nëse jeni një bloger, pronar biznesi online, shkrimtar, trainer, kuzhinier … Elementor do t’ju japë një mundësi shumë të mirë për të ndërtuar një faqe që ju nevojitet.

Related image

Miqësore për paisjet mobile

Të kesh një faqe interneti miqësore për të gjitha paisjet elektronike është thelbësore. Më shumë se 80% e vizitorëve të faqeve përdorin paisjet mobile!

Me Elementor, ju lehtë mund të rregulloni përmasat si për desktop ashtu edhe për celular.

Miqësore për SEO

Shpejtësia e ngarkimit të faqes suaj të internetit është një nga pjesët më të rëndësishme për SEO të suksesshme, dhe Elementor ka shumë funksione të shkëlqyera që e bëjnë ngarkesën e faqes tuaj më të shpejtë.

Përveç kësaj, Elementor është një shtojcë që ka një kod të thjeshtë.

Si të filloni të përdorni Elementor?

Për të filluar përdorimin e Elementor: kërkoni në seksionin e shtojcave të WordPress dhe shkarkojeni atë. Filloni të krijoni faqen tuaj të internetit (në seksionin e faqes të panelit të kontrollit) klikoni “edit with Elementor”.

Përdorni Templates të gatshëm

Elementor ka modele template të gatshme për të filluar ndërtimin e faqes tuaj.

Mënyra më e lehtë për të filluar me Elementor është përdorimi i një template të gatshëm. Kjo do t’ju japë një mundësi për të eksploruar se çfarë mund të bëni me faqen tuaj.

Lexoni artikullin e mëposhtëm për të marrë më shumë informacion në lidhje me Elementor:

Si ndërtohet një faqe interneti me Elementor?

PËRGJIGJU