SHPËRNDAJE

Keni një ide për fillimin e një biznesi online dhe keni nevojë për ndihmë për të filluar?

Nëse gjithmonë keni dashur të jeni sipërmarrës, fillimi i një biznesi online është një nga mënyrat më të mira. Bizneset online mund të jenë jashtëzakonisht fitimprurëse.

Gati për të filluar? Këtu janë hapat e parë për të filluar një biznes online.

1.Filloni me një ide

Nëse keni një ide biznesi apo produkti, bëni pak hulumtime për të. Shikoni se sa e interesuar është audienca juaj e synuar.

Bëni diskutime me njerëz apo forume të ndryshme për të parë reagimet e njerëzve.

2.Zgjidhni një emër për biznesin

Ndërsa jeni në hapat e parë të fillimit të biznesit tuaj, është koha për të përcaktuar se si do të shfaqet biznesi juaj. Zgjedhja e një emri për biznesin është një vendimi i rëndësishëm.

Së pari, vendosni se çfarë fjalësh kyçe do të përdorni.Bëni një kërkim të ngjashëm në mediat sociale dhe në Google për t’u siguruar që dikush tjetër nuk po përdor emrin që ju po mendoni të zgjidhni.

3.Siguroni Domain-in

Pasi keni vendosur për emrin e biznesit, është koha për të kërkuar emrin e domain-it.

Ju keni shpenzuar aq shumë kohë duke menduar për emrin e biznesit tuaj online dhe nuk doni që dikush tjetër të blejë domain-in para jush. Blini tani domain-in tuaj në mënyrë që t’a keni gati atëherë kur ju duhet .

Përdorni mjetin e kërkimit të domain-it të Webhost.al për të parë nëse zgjedhja juaj është në dispozicion. Pastaj ndiqni hapat për blerjen e domain-it.

4.Krijoni planin e biznesit

Krijimi i një plani biznesi do t’ju ndihmojë të sqaroni qëllimet tuaja dhe të kuptoni hapat e nevojshëm që ju nevojiten për t’i arritur ato.

Sigurohuni që plani juaj i biznesit të përfshijë një analizë të konkurrencës. Duhet gjithashtu të përfshijë informacion për audiencën tuaj të synuar.

5.Zgjidhni paketën hosting.

Ju mund të zgjidhni paketën hosting bazuar në sasinë e hapësirës së serverit që ju nevojitet dhe se sa shpejt dëshironi që faqja e internetit të ngarkohet. Webhost.al është zgjedhja e duhur për shërbimet hosting.

6.Ndërtoni faqen tuaj.

Për një biznes online, faqja e internetit është gjithçka. Duhet që ajo të duket mirë, të jetë intuitive për të lundruar, dhe e qartë për vizitorët. Merrni kohë për të ndërtuar faqen e internetit në mënyrë që rezultati përfundimtar të jetë i duhuri.

Sigurohuni që dizajni i faqes përfaqëson markën tuaj.

Ne sugjerojmë WordPress pasi ju lejon të keni një faqe interneti moderne dhe të lehtë për t’u përdorur me të gjitha llojet e karakteristikave pa pasur nevojë të mësoni ndonjë programim kompjuterik ose kodim.

7.Reklamoni në Google

Reklama pay-per-click është mënyra më e lehtë për të marrë trafik në një faqe interneti. Së pari, reklama PPC shfaqet menjëherë në faqet e kërkimit, dhe së dyti, ju lejojnë të provoni fjalë kyçe të ndryshme. Jo vetëm që ju merrni trafik të menjëhershëm, por gjithashtu mund të përdorni reklama PPC për të zbuluar fjalë kyçe më të mira, për konvertim më të lartë.

Lexoni shkrimin “Si të reklamoni në Google-Hap pas hapi” për më shumë informacion.

8.Përdorni fuqinë e marketingut me email

Marketingu i postës elektronike është më i lirë dhe më efektiv se printimi, televizioni ose radioja sepse është shumë i shënjestruar.
Është një nga mënyrat më efektive për të arritur dhe angazhuar audiencën tuaj. Në fakt, rëndësia e email marketing është aq e madhe dhe ne rekomandojmë që shumica e bizneseve të zhvillojnë një plan për implementim e saj.


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. 10 Ide biznesi online që duhen provuar!
  2. Krijoni dyqanin tuaj online me Prestashop
  3. 5 Arsye pse E-commerce është shumë i rëndësishëm për biznesin tuaj!

PËRGJIGJU