Nëse sapo keni nisur një faqe të re në blog apo menaxhoni një faqe komplekse biznesi, duhet të dini se suksesi juaj varet nga trafiku.
SEO, është vendimtare për të tërhequr lexuesit apo klientët në faqen tuaj. Për t’a bërë një faqe të re WordPress të kërkueshme, mund të duket e vështirë, veçanërisht në qoftë se ju nuk jeni të njohur me strategjitë e SEO. Por me opsionet e WordPress dhe me shtojca, mund të përmirësohen kërkimet e faqes.
Më poshtë janë disa këshilla për përmirësimin e SEO-s.
SEO është për çdo faqe
Motorët e kërkimit kryesorë, si Google dhe Bing veprojnë në një sistem algoritmash komplekse që ndihmojnë në përcaktimin e asaj që e bën një faqe të denjë për t’u renditur lartë në faqet e kërkimit. Këto sisteme janë vazhdimisht në ndryshim, por elementët kryesorë të Search Engine Optimization mbeten të njëjta: fjalë kyçe relevante, lidhje cilësore dhe përmbajtje cilësore. Kohët e fundit po shtohen edhe kritere të reja. Për shembull, Google tani rankon më larte artikujt më të gjatë dhe postimet e pasura me informacione në krahasim me përmbajtjet më të shkurtra.
WordPress mund të optimizohet tërësisht në çdo nivel për shikueshmërinë maksimale të kërkimit. Optimizimi i SEO në WordPress është me të vërtetë shumë i thjeshtë sapo të kuptoni parimet themelore të optimizimit të motorëve të kërkimit. Është e mundur që çdo faqe e WordPress të bëhet më e dukshme në kërkimet organike me mjete të disponueshme nga vetë WordPress, edhe nëse nuk jeni një ekspert SEO apo zhvillues faqesh.
Parametrat WordPress mbështesin SEO
WordPress u zhvillua si një platformë për botimin në internet dhe kjo do të thotë se në thelb është miqësore në kërkime. Me një sasi të konsiderueshme të mjeteve themelore SEO të inkorporuara, çdokush mund të përdorë për të përmirësuar kërkimin e faqes. Ka shumë opsione të mundshme që rritin renditjen në motorët e kërkimit.
Titujt e faqes të përfshijnë fjalë kyçe dhe taglines
Çdo pjesë e faqes tuaj mund të luajë një rol në rënditjen e kërkimit dhe kjo fillon që nga emri i faqes. Kur instaloni një temë të re të WordPress-it, tabela e saj e paraqitjes ofron mundësinë për të vendosur titullin dhe tagline, të cilat janë të kërkueshme. Shtimi i fjalëve kyçe kudo që është e mundur në këto dy linja mund të ndihmojë që faqja juaj të jetë më miqësore në kërkim.
Menaxhimi i Permalink
Çdo faqe dhe postim në faqen tuaj ka URL-në e saj unike, por formati i parazgjedhur i WordPress cakton një sërë numrash për çdo pjesë të përmbajtjes. Shtimi i fjalëve kyçe në permalinks ndihmon për t’i bërë faqet më të kërkueshme.
Për ta ndryshuar këtë ndiqni hapat:
Shkoni te Settings – »Permalinks. Zgjidhni Post name dhe klikoni Save change.
Prej tani, URL-ja do të pasqyrojë titullin e faqes / postit. Lidhjet cilësore ndihmojnë në rritjen e renditjes së kërkimit, dhe kjo përfshin lidhje të brendshme, si dhe lidhje të faqeve të jashtme që i referohen sitit tuaj
Optimizimi i përmbajtjes me fjalë kyçe
Çdo përmbajtje në faqen tuaj, sado e vogël , ofron mundësi për SEO. Përfshirja e fjalëve kyçe në të gjitha llojet e përmbajtjeve, titujve, përshkrimeve mund të ndihmojnë në rritjen natyrale në kërkimet organike.
Shtojcat për SEO
WordPress ofron shumë mënyra për të optimizuar një faqe për kërkim, por kjo mund të jetë një proces që merr kohë. Disa shtojca SEO ofrojnë një menaxhim të plotë dhe të avancuar SEO për çdo pjesë të faqes suaj.
Yoast është një nga shtojcat më popullore WordPress, me mjete për t’u siguruar që çdo pjesë e faqes suaj është miqësore për SEO.
Yoast SEO përfshin mjete për përcaktimin e përshkrimit dhe analizon çdo pjesë të përmbajtjes për fjalë kyçe. Përmbajtja e mirë-optimizuar merr një dritë jeshile, përmbajtja e dobët merr të kuqe, dhe një dritë e verdhë do të thotë se përmbajtja duhet përmirësuar.
WordPress fuqizon pothuajse një të tretën e faqeve të internetit në botë dhe është hartuar për të ndjekur praktikat më të mira SEO. Nga mjetet e disponueshme brenda panelit të çdo faqeje deri te shumë shtojca që mbështesin optimizimin e faqes, WordPress është zgjidhja më e mirë për SEO.
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm: