SHPËRNDAJE

Është  shumë e cuditshme se sa shumë biznese nuk kanë akoma një Website.

Në rregull,e kuptuam. Ju jeni një profesionist i zënë me punë dhe i vetmi qëllim është të paguani fatuarit e muajit.

Por, a e keni konsideruar se duke anashkaluar faqen e internetit, po humbni klientët potencialë? Edhe nëse keni marrë kohë për të ndërtuar prezencën tuaj të Facebook dhe keni produktet ose shërbimet tuaja të paraqitura në Instagram, ju jeni duke humbur.

Zgjidhja më e mirë? Webhost.al me shërbimet e saj. www.webhost.al  

Le të hedhim një vështrim në arsyet pse një Website mund të bëhet partneri më i mirë i biznesit tuaj.

Shitja mund të jetë e ndërlikuar. Mund të jetë e vështirë të konvertohet një vizitor iinteresuar në një klient pasi që është e vështirë të përfshihen butonat “blej tani” ose opsione të tjera për të bërë një shitje.

Kërkimi është i vështirë. Pa një Website , njerëzit mund të mos jenë në gjendje të gjejnë biznesin tuaj. Mediat sociale dhe platformat e blerjeve kanë motorë kërkimi të brendshëm, por përmbajtja e tyre nuk shfaqet gjithmonë në Google.

Informacion në lidhje me kompaninë. Një Website, mund të përfshijë informacion personal rreth vetes apo  historisë sw kompanisë suaj. Mbi të gjitha, ju mund të përshtatni mesazhin dhe dizajnin për të pasqyruar personalitetin dhe vlerat tuaja.

Është e vështirë për të shpërndarë eksperiencë. Megjithëse konsumatorët mund të bashkëveprojnë me ju në mediat sociale, është e vështirë të lidhen me Yelp ose Amazon.Të ndajnë  komente apo mendime që të gjithë klientët mund t’i shohin.

Analizat janë të pamjaftueshme. Ndërsa disa platforma ju japin analiza bazë, është shumë e vështirë të matni shitjet nga vizitoret që hyjnë ne website.

Njerëzit nuk mund ta marrin të mirqënë biznesin tuaj. Njerëzit presin që bizneset të kenë një Website ku mund të mësojnë më shumë, t’ju kontaktojnë ose të blejnë produktet tuaja. Sipas Shoqatës Amerikane të Marketingut, mbi gjysma e konsumatorëve kërkojnë një faqe interneti për të mësuar më shumë për një markë.

Sipërmarrësi dixhital Tim W. Knox argumenton se çdo biznes, pavarësisht nga madhësia, ka nevojë për një faqe interneti. Siç thotë ai, “me një faqe të mirë-projektuar, operacioni juaj i vogël mund të projektojë imazhin dhe profesionalizmin e një kompanie shumë më të madhe.” Ai vazhdon të thotë se pa një website, ju jeni duke humbur konsumatorët”

Llojet e ndryshme të faqeve të internetit

Në varësi të biznesit tuaj, ka një numër formatesh të ndryshme dhe lloje website-esh.Për këtë lexoni shkrimin e bërë nga ne:12 llojet e website-ve që mund të krijoni

Disa nga përfitimet më të menjëhershme që do të shihni nga krijimi i faqes së internetit përfshijnë:

Të gjitha të dhënat tuaja thelbësore të biznesit janë në një vend. Ju e bëni më të lehtë që klientët tuaj t’ju gjejnë dhe dinë  si t’ju kontaktojnë. Në varësi të llojit të biznesit që veproni, mund të përfshini vendndodhjen e biznesit tuaj, orarin e punes, dhe një numër telefoni .Restorantet mund të përfshijnë menutë. Mjekët mund të përfshijnë tarifat bazë  dhe informacion në lidhje me shërbimet që ofrojnë.Një website designer mund të listojë çmimet dhe një formular kontakti.

Mundësi të lira marketingu. Klienti juaj i ardhshëm mund t’ju gjejë duke përdorur Google. Ju do të jeni në gjendje të përdorni dhe mënyra të  tjera të marketingut, duke përfshirë reklama online,fletëpalosje, radio, Facebook dhe kartela biznesi.

Ju lejon të komunikoni me klientët .Ju mund të ndani përditësimet në faqen tuaj, përfshirë shitjet ose ofertat speciale dhe produktet e reja. Nëse përdorni një blog, mund të ndani lajmet  në lidhje me kompaninë apo  histori të klientëve. Ju mund të përfshini:udhëzime, këshilla  duke zvogëluar nevojën që klientët tuaj të telefononojnë ose t’ju dërgojnë email me pyetje.

Bëni shitje.Ju mund të kontrolloni se si të shfaqni  produktet apo sherbimet tuaja.Nëse ju ofroni shërbime, një website ju lejon të krijoni një sistem caktimi pagesash për shërbimin e dhënë.

Shumë biznese zgjedhin t’i japin rëndësi website-eve të tyre, duke bërë klientë të rinj.Bëni biznesin tuaj të qëndrojë në mënyrë që klientët tuaj të dinë se janë në vend të sigurt.

A jeni Gati?

Për të ndërtuar një faqe interneti të mrekullueshme, ju duhet të filloni me hosting.Në Webhost.al  ne ofrojmë një shumëllojshmëri të planeve hosting që i  përshtaten çdo website-i. Dhe më e mira, ne kemi stafin e shërbimit të klientit i cili do të jetë i lumtur për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.

 

 

PËRGJIGJU