Rreth 30 milionë amerikanë veprojnë në një biznes në shtëpi, shumë prej të cilëve ndjekin një model biznesi online.Dëshira për të filluar biznesin tuaj është një lëvizje e zgjuar për shumë arsye. Por pengesa më e madhe me të cilën ballafaqoheni është se cilat janë bizneset më të mira online për të filluar.
Këtu janë 10 ide biznesi online për të filluar.
1.Blogim
Po, mund të bëni blogging , nëse jeni të durueshëm dhe të gatshëm për të bërë shumë punë. Një rrjedhë e qëndrueshme e përmbajtjes së faqes është një domosdoshmëri. Gjithashtu, do të duhet të mësosh rreth reklamave, marketingut , marketingut me email, produkteve të paguara dhe shërbimeve të anëtarësimit për të fituar para në blogun tënd.
2.Trainim online
Trajnimi përmes Skype, Zoom, ose FaceTime mund të jetë një mundësi shpërblyese nëse ju pëlqen të ndihmoni njerëzit e tjerë. Ju duhet të keni përvojë në fushat si përshembull:zhvillim të karrierës, vetë-përmirësimit, zhvillimit të biznesit apo diçka tjetër. Ju gjithashtu do j’u duhet një faqe interneti që u tregon klientëve tuaj të ardhshëm shërbimet dhe përvojën tuaj.
3.Publikimi i kurseve
Publikimi i kurseve është një mënyrë tjetër për të ndarë eksperiencën tuaj me të tjerët, dhe nuk kërkon të njëjtin nivel ndërveprimi si komunikimi ballë-për-ballë. Ashtu si Blogging, krijimi i kursit kërkon durim dhe shumë punë para se të shihni ndonjë të ardhur. Mund të organizoni kurset tuaja në faqen tuaj të internetit me shtojcat e duhura.
4.Dizajn grafik dhe ilustrim
A jeni një Photoshop / Illustrator që pëlqen të krijojë imazhe bindëse? Krijoni një faqe interneti me portofolin tuaj për t’u treguar klientëve të mundshëm aftësitë tuaja, pastaj filloni marketingun tek kompanitë dhe agjencitë të cilat kanë nevojë për ju.
5.Vetë-botues librash
6.Dropshipping
Dropshipping ju lejon të shisni mallra me pakicë pa pasur nevojë t’i ruani ato, t’i dërgoni ose t’i bleni ato përpara kohe. Në vend të kësaj, dropshippers bëjnë porosi nga shitësit me shumicë dhe porositë u dërgohen konsumatorëve. Kjo tingëllon e lehtë, por është e rëndësishme të gjesh partnerë të ligjshëm dhe besnikë.
7.Dyqane online
Ju gjithashtu mund të filloni biznesin tuaj duke shitur prodhimet tuaja, duke shitur artikuj të larmishëm, ose duke shitur produkte nga interneti. E-commerce ka shumë opsione të shitjes online, nga platformat si Etsy dhe eBay. Edhe nëse jeni duke filluar nga shitja në një platformë të palës së tretë, ju duhet që të keni një faqe interneti për biznesin tuaj për t’u përdorur si një mjet marketingu. Ju mund të krijoni gjithmonë dyqanin tuaj më vonë, kur të jeni gati.
8. Menaxhimi i mediave sociale
A jeni të rrjedhshëm në Instagram dhe Snapchat? A keni aftësi për të filluar diskutime interesante në Twitter? Nëse është kështu, dhe nëse nuk shqetësoheni duke shpenzuar kohën tuaj të lirë në telefonin tuaj, atëherë menaxhimi i mediave sociale mund të jetë një zgjidhje e mirë për ju. Pronarët e bizneseve të vogla, departamentet e marketingut dhe agjencitë shpesh duan të transferojnë disa ose të gjitha detyrat e tyre në mediat sociale. Për këtë ju duhet të tregoni aftësitë tuaja.
9. Shërbimet e përkthimit
Bizneset, qendrat mjekësore, shkollat, botuesit dhe agjencitë qeveritare shpesh kanë nevojë për përkthyes të pavarur dygjuhësh që mund të përkthejnë dorëshkrime, faqe interneti dhe dokumenta të tjera. Nëse jeni të interesuar të maksimizoni të ardhurat tuaja kushtrojini vëmendje kësaj pike.
10. Mësim online
Mësuesit, akademikët dhe të sapodiplomuarit me rezultate të larta, kohët e fundit po shndërrohen në tutorë online për studentët. Online tutoring në anglisht, është një biznes ndërkombëtar tashmë, me platforma që lidh tutorët amtare me studentët në mbarë botën.
Për të ndjekur pikat e mësipërme si fillim ju duhet të keni një faqe interneti.Për këtë duhen disa minuta për të kërkuar emrin e domain, regjistroheni për web hosting dhe për të ndërtuar një faqe interneti.Gati për të filluar? KLIKO KËTU
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:
- 10 Ide biznesi online që mund ti filloni që nesër
- Publikoni dyqanin tuaj online me 5 hapa të thjeshta
- Krijoni dyqanin tuaj online me Prestashop