SHPËRNDAJE

Në ditët e sotme, teknologjia na siguron shumë fleksibilitet në mënyrën se si dhe ku punojmë.

Punësimi nga shtëpia mund të jetë shumë zbavitës. Gjithashtu ka shumë opsione kur bëhet fjalë për bizneset që mund të filloni në shtëpi.

Por në përgjithësi, ju mund të filloni këto lloje biznesesh duke përdorur disa nga idetë që ne kemi paraqitur.

1. Blini produkte në masë dhe shitini ato në internet

Shumë biznese përqëndrohen në konceptin e thjeshtë të blerjes së produkteve në masë dhe shitjen e tyre individualisht për një fitim.

Ndoshta keni udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit dhe keni hasur në produkte unike që nuk janë në dispozicion në tregun tuaj pavarësisht nga kërkesa e madhe. Ose ndoshta keni gjetur një vend me produkte perfekte për klientët.

Sido që të jetë, në qoftë se këto produkte janë relativisht të lehta për t’u ruajtur dhe për t’u transportuar, mund të krijoni një ide biznesi të bazuar në shtëpi.

Shtëpia juaj mund të përdoret edhe si një magazinë e vogël deri sa shitjet të fillojnë të rriten.

2. Shitja e produkteve të bëra në shtëpi

Nëse krijoni produkte vetë (homemade),mund të konsideroni kthimin e një hobi në një biznes. Edhe nëse keni për të krijuar produktet tuaja diku tjetër – në një studio, kuzhinë ose punishte – mund të jeni në gjendje t’i ruani dhe t’i shisni ato në shtëpinë tuaj.

Me aftësinë për të kontrolluar pothuajse çdo aspekt të produkteve që shisni, ju mund t’i bëni ato më kosto-efektive, të përmirësoni cilësinë e tyre ose t’i ofroni ato në një audiencë të caktuar për të synuar kërkesën në treg.

Vetëm të jeni të kujdesshëm ndaj rregullave që kanë të bëjnë me produktet që konsumatorët konsumojnë ose vënë në lëkurën e tyre.

Shembuj të produkteve të punuar me dorë që mund të shisni përfshijnë:

  • qirinj
  • stoli
  • kozmetikë
  • art
  • ushqim
  • veshje

Prodhimi i produkteve tuaja si fillim nuk duhet të jetë në sasi të madhe.

3. Filloni një dyqan dropshipping

Dropshipping ju lejon të shisni mallra me pakicë pa pasur nevojë t’i ruani ato, t’i dërgoni  ose t’i bleni ato përpara kohe. Në vend të kësaj, dropshippers bëjnë porosi nga shitësit me shumicë dhe porositë u dërgohen konsumatorëve. Kjo tingëllon e lehtë, por është e rëndësishme të gjeni partnerë të ligjshëm dhe besnikë.

4.Rritni audiencën dhe fitoni para

Nëse keni tashmë një audiencë të konsiderueshme në internet ose keni menduar gjithmonë për të filluar një blog tuajin, kanal të YouTube, faqe në Instagram ose podcast, atëherë mund të rriteni potencialisht dhe pastaj të fitoni para nga të tjerët.

Për më tepër,mund të pranoni pagesa për postimet e sponsorizuara.

Ndërtimi i një audience besnike kërkon durim, qëndrueshmëri dhe fokus. Kjo nuk është mënyra më e lehtë për të filluar një biznes në shtëpi, sidomos jo në periudhën afatshkurtër.

Nëse po filloni nga zeroja ose jeni në mes të rritjes së audiencës suaj, sigurohuni që të shikoni udhëzimet e mëposhtme për të mësuar se si të rriteni më mirë dhe të fitoni para nga kanalet më të njohura:

5. Grafik dizajner

Bizneset gjithmonë kanë nevojë për grafik dizajner për t’i ndihmuar ata për logon, reklamat, posterat, faqen e internetit dhe të tjera.  

Ky biznes mund të bëhet kudo me një kompjuter.

Nëse keni llojin e aftësive të një grafik dizajner që bizneset kanë nevojë atëherë kjo mund të jetë ideja e biznesit në shtëpi për ju.

PËRGJIGJU