SHPËRNDAJE

Sigurimi i Hosting dhe Domain

Ju duhet t’i kushtoni vëmendje zgjedhjes së kompanisë së domian-it dhe hosting.Për këtë duhet të zgjidhni një kompani të besueshme për vijimësinë e biznesit tuaj.

Webhost.al ofron sherbimet më mira me çmimet më të mira.Zgjidhni domain-in dhe paketën e hosting e përshtatshëm për biznesin tuaj.

Publikimi i faqes tuaj të internetit herët

Në vend që të prisni që faqja juaj të jetë 100% e plotë për të publikuar, duhet ta bëni këtë më parë, kur të arrijë rreth 90%. Mos nxitoni të mendoni se kjo nuk është një ide e mirë! Aspak! Google ka tendencë për të dhënë renditje më të lartë kërkimi për faqet e internetit që kanë përmbajtje të re në baza të rregullta, që do të thotë publikimi i faqes tuaj kur është pothuajse e përfunduar është një nga mënyrat më të lehta për të marrë trafikun.

Megjithatë, sigurohuni që informacioni juaj i kontaktit të jetë korrekt kur publikoni faqen tuaj. Ju me siguri nuk doni t’i jepni klientëve tuaj potencial numrin apo adresën e gabuar!

Ndryshimi midis një Faqe dhe një Postimi

Për përdoruesit me përvojë WordPress, kjo mund të tingëllojë mjaft e çuditshme. Po, ka të rinj që ndihen pak të hutuar në dallimin mes një faqeje dhe një postimi. E pra, mbani mend se një faqe është statike, si p.sh. faqja e kontaktit. Postimi kategorizohet dhe etiketohet ndryshe kur krahasohet me një faqe dhe shfaqet në mënyrë kronologjike, ndryshe nga faqet.

Krijimi i Postimeve “Private”

Postimet private janë ato që tregohen vetëm për një grup të caktuar përdoruesish. Në WordPress, ekziston një mundësi për të privatizuar të gjithë blogun tuaj. Megjithatë, ju do të duhet një fjalëkalim për të mbrojtur postimet që ju konsideroni si private. Si ta bëni këtë? Mund të vëreni se në kutinë e publikimit, ekziston një opsion “visibility”. Klikoni mbi të dhe mund të vendosni fjalëkalimin.

Pasi klikoni OK dhe publikoni përmbajtjen, vetëm ata që njohin fjalëkalimin do të jenë në gjendje të fitojnë akses në postin tuaj.

Kufizimi i përdorimit të shtojcave

Marrja e shumë shtojcave nuk është një ide e mirë.
Shtojcat ofrojnë karakteristika shtesë në faqen tuaj por çojnë në ngarkimin e faqes.

Prandaj, marrja e shumë shtojcave nuk është një ide e mirë, sidomos kur ato janë të panevojshme! Mos harroni të instaloni vetëm ato të nevojshmet.

Përshkrim i plotë i titullit

Titujt dhe përshkrimet janë të rëndësishme sepse ato shfaqen në rezultatet e kërkimit të Google. Njerëzit mbështeten tek titulli nëse duan të klikojnë postimin tuaj. Bëni thirrje për veprim sa të jetë e mundur për të garantuar klikime nga klientët potencialë!


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. Pse WordPress është më i miri për SEO!
  2. Pse ju duhet të zgjidhni WordPress për faqen e biznesit tuaj?
  3. 10 Funksione në WordPress që duhet të dini

PËRGJIGJU