SHPËRNDAJE

Si mund t’a ndihmojë biznesin tuaj një blog?Këtu janë disa shembuj:

  • Përmirëson renditjen e kërkimit të faqes suaj të internetit.
  • Krijon autoritet, duke ndërtuar besim tek lexuesit.
  • Mund t’u përgjigjeni pyetjeve dhe t’u jepni informacion klientëve të mundshëm.
  • 47% e blerësve lexojnë për markën tuaj përpara se të bëjnë një blerje.

Ka miliona blogje – lifestyle, blogje udhëtimit deri tek blogjet e korporatave. Është e qartë se kushdo mund të krijojë një blog. Por si? Ndiqni hapat:

Hapi 1. Zgjidhni emrin e blogut tuaj

Zgjedhja e një emri kërkon shumë ide, kërkime dhe planifikim.

Ju keni nevojë për një emër që të jetë i lehtë për t’u kujtuar, përshkruan se çfarë ju bëni dhe nuk është shumë i ngjashëm me emrin e një blogu tjetër. Mund të dilni dhe jashtë kornizave me emra interesantë.

Nëse je një person i vetëm dhe dëshiron të krijosh blog personal mund të përdorni emrin tuaj si emër blogu.

Vendosni emrin tuaj KËTU për të parë nëse emri i domain-it është i disponueshëm

Shënim: Nëse jeni duke shtuar një blog në një faqe ekzistuese dhe tashmë keni një emër domain, nuk ka nevojë të regjistroni një të ri për blogun tuaj.

Hapi 2. Zgjidhni shtesën e domain-it

Ju mund të zgjidhni shtesat më shumë të preferuara si .al apo .com. Shumica e njerëzve supozojnë se një emër domain-i perfundon me .al ose .com kështu që nëse blini një emër domain më një nga shtesat e tjera (.net, .info, .org, etj.), do t’a keni më vështirë që njerëzit ta mbajnë mend.

Hapi 3. Blerja e hosting

Pasi të keni vendosur mbi emrin e domain-it dhe ta regjistroni atë, keni nevojë për të zgjedhur një nga paketat hosting.

Një server hosting shërben për të ruajtur skedarët e faqes suaj dhe për të lidhur blogun tuaj në internet.

WebHost.al ofron paketat më të mira për hosting.

Hapi 4. Zgjedhja e WordPress

WordPress është një sistem i menaxhimit të përmbajtjes ose një seri programesh të ngjashme që përdoren për të krijuar dhe menaxhuar përmbajtjen digjitale”. WordPress përdoret nga 30 përqind e të gjitha faqeve në të gjithë botën.

Një CMS menaxhon se si shfaqet blogu juaj pa mësuar se si të kodoni.

Hapi 5.Instaloni WordPress

WordPress mund të instalohet dhe përdoret nga të gjithë madje edhe nga njerëzit që nuk kanë shumë aftësi teknike përsa i përket faqeve të internetit. Lexoni artikullin për të mësuar se si të shkarkoni WodPress.

Si të instalojmë WordPress me Softaculous

Hapi 6. Personalizoni blogun tuaj të ri

Pjesa më e mirë e përdorimit të WordPress është se ju mund të rregulloni çdo pjesë të blogut tuaj, duke zgjedhur një nga mijëra tema.

Tema                                                                                                                                Sigurohuni që të zgjidhni një temë që:

  • Ka komente të mira.
  • Përditësohet rregullisht.
  • Vjen me dokumentacion për t’ju ndihmuar në përdorimin e saj.                             

Zgjedhja e një teme është e rëndësishme, prandaj merrni kohë për të gjetur një tëmë të përshtatshme për blogun tuaj

Shtojcat                                                                                                                           Shtojcat janë veçoritë e shtuara që mund të shtoni në blogun tuaj. Cilat janë shtojcat më të përdorura?Lexoni artikullin.

10 shtojcat më të përdorura në WordPress

Hapi 7. Gati për publikim

Tani blog-u juaj është gati për t’u publikuar. Këto janë hapat e shpejtë për të shkruar postin tuaj të parë në blog:

  • Filloni me hulumtim fjalësh për të mësuar se çfarë kërkojnë lexuesit.
  • Bëni kalendarin tuaj të përmbajtjes, duke përshkruar temat që planifikoni të mbuloni javët e ardhshme.

Tani jeni gati! Ju urojmë fat në krijimin e blogut tuaj të ri!


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. Si të bëni para menjëher me blogun tuaj?
  2. 10 mënyra si të optimizoni postimet tuaja në blog për SEO
  3. 8 gabime që duhet ti shmangni në blogun tuaj

.

PËRGJIGJU