Fillimi i një biznesi ecommerce nuk është një punë e lehtë.
Për t’ju ndihmuar, ne kemi shpjeguar hapat për fillimin dhe zhvillimin e një biznesi të suksesshëm eCommerce
1. Zgjedhja e një produkti
Gjetja e një produkti për të shitur
Hapi i parë për ndërtimin e një biznesi ecommerce është të dini se çfarë produkti apo produktesh doni të shisni. Kjo është shpesh pjesa më sfiduese e fillimit të një biznesi të ri online. Konsideroni listimet e mëposhtme për të zgjedhur produktin e duhur për të shitur.
- Kërkoni produkte që sjellin fitime të mira
- Produkte që lidhen me pasionin tuaj
- Eksperienca të mëparshme
- Ndiqni trendet
Vlerësimi i idesë suaj
Pasi të keni një ide se çfarë produkti të zgjidhni për të shitur, bëni një vlerësim për të parë se si do shkojë ecuria e tij në të ardhmen.
Marrja e produktit
Pas gjetjes së një produkti për të shitur, hapi juaj i ardhshëm është mënyra se si do të merrni produktet tuaja. Ju mund të:
- Bëni produktet tuaja vetë
- Prodhim produktesh në fabrikë
- Dropshipping
Studioni konkurrencën
Pasi keni gjetur produktin tuaj, keni vlerësuar potencialin dhe keni gjetur mënyrën e përfitimit të saj, jeni gati për të kaluar në planin e biznesit. Për këtë, në fillim duhet të hulumtoni tërësisht konkurrencën tuaj në mënyrë që të dini se çfarë mund të përballoni dhe çfarë mund t’a dallojë biznesin tuaj.
Mënyra më e mirë është të kryeni një analizë të plotë konkurrence.
Bërja e një plani biznesi
Një plan biznesi është “jetësor” në përcaktimin e prioriteteve që keni për të ardhmen dhe mënyrën se si ato do të arrihen.
Vendosini një emër biznesit tuaj
Ju duhet të zgjidhni një emër domain-i të përshtatshëm dhe të disponueshëm. Këto postime do t’ju ndihmojnë
Krijoni një logo
Pasi të keni zgjedhur një emër dhe t’a keni regjistruar domain-in përkatës, është koha që të krijoni një logo të thjeshtë. Linku i mëposhtëm do t’ju tregojë hapat për krijimin e një logo.
Si të krijoni një logo biznesi-Hap pas hapi
Kuptimi i SEO
Jeni pothuajse gati për të filluar ndërtimin e dyqanit tuaj në internet. Megjithatë, para krijimit, duhet të kuptoni bazat e SEO në mënyrë që faqja juaj të jetë lehtësisht e gjetshme nga Google dhe motorët e kërkimit.
Përmirësoni SEO-n e faqes tuaj WordPress me këto mënyra të thjeshta.
Si të rankoni faqen tuaj më lartë!
Ndërtimi i dyqanit tuaj
Për të pasur një dyqan online,ju duhet të merrni një nga paketat hosting nga WebHost.al
Për të hapur dyqnin online duhet të zgjidhni ndërmjet: PrestaShop dhe Woocommerce
Marketingu
Pas krijimit të dyqanit, është koha e marketingut të faqes suaj.
Marketingu Ecommerce promovon dyqanin tuaj te klientët potencialë në mënyrë që ata të vizitojnë dyqanin dhe të bëjnë blerje.
4 Mënyrat kryesore të marketingut ecommerce
- Search Engine Optimization (SEO)
- Marketingu i përmbajtjes
- Email marketing
- Social media marketing