SHPËRNDAJE

Kur ndërtoni një faqe interneti të re, ju nevojitet një domain dhe hosting. Disa njerëz mendojnë se këto dy shërbime të veçanta duhet të mbahen secila nga kompani të ndryshme. Megjithatë, ne do të shpjegojmë se pse është më mirë të zgjidhni një kompani të vetme si për domain-in ashtu dhe për hosting dhe pse Webhost.al , si një ofrues i këtyre shërbimeve , është alternativa më e mirë për nevojat tuaja.

Pse njerëzit rekomandojnë mbajtjen e këtyre shërbimeve të ndara?

Njëzet vjet më parë, shumica e ofruesve përpiqeshin të balanconin kërkesën me shërbimet që ofronin. Regjistruesit e domain u përqëndruan kryesisht vetëm te domain-et. Gjithashtu ishte e vështirë për të gjetur një kompani të besueshme që mund t’i ofronte të dyja shërbimet.

Nuk ka nevojë të përdorësh një kompani hosting që është ndryshe nga regjistri i domain-it.

Konsideroni disa nga avantazhet e mbajtjes së dy shërbimeve në të njëjtën kompani:

  • Një pikë kontakti
  • Menaxhoni domain-in dhe hosting përmes së njëjtës llogari
  • Menaxhimi më i lehtë i DNS-së
  • Shërbimi i klientit mund t’ju ndihmojë për të dyja shërbimet në të njëjtën kohë

Në vend që të përpiqeni të gjeni dy kompani të ndryshme për domain-in dhe hosting, pse të mos përdorni kohën për të kërkuar kompaninë më të mirë që mund të ofrojë këto dy shërbime?

Më poshtë, do të shohim katër pika për t’u marrë parasysh përpara se të zgjidhni një ofrues hosting.

1. Si i menaxhon ofruesi serverët e tij?

Kur merrni në konsideratë ofruesin tuaj të hosting, duhet të dini se si ata i menaxhojnë serverët e tyre, veçanërisht për shared hosting  – opsioni më i zakonshëm për faqet e vogla të internetit.

A e mbingarkojnë serverin me shumë llogari të ndara, duke shkaktuar joproduktivitet dhe ndërprerje, ose e trajtonë të gjithë hosting me kujdes, duke siguruar që edhe opsionet më të lira të kenë të njëjtin shërbim të madh?

Ne mbajmë llogari të shumta, duke siguruar të dhëna në kohë reale për politikat optimale të ngarkimit të serverit dhe qëndrojmë larg strategjive për uljen e kostove që përdoren nga shumë ofrues të shërbimit hosting, që sjellin më pas mbingarkim të pajisjeve fizike për të maksimizuar kufijtë e fitimit. Ne gjithashtu përdorim CloudLinux për mbrojtjen e të gjithë serverave.

2. A përdor Ofruesi i Hosting një Datacenter?

Të gjithë serverat që ofruesi i hosting përdor duhet të jenë të vendosur në të paktën një datacenter. Këto përfshijnë shërbimet e ndërveprimit të regjistrit, serverat DNS, serverat e e-mail, serverat e bazës së të dhënave, dhe serverat hosting.

Datacenter-at Webhost.al përfshijnë: kontrollet e ftohjes / mjedisit, sigurinë fizike, dhe ndodhet në një zonë me rreziqe të ulëta pa rrezik nga fatkeqësitë natyrore.

3. Konsideroni Rrjetin e Ofruesit të Hosting

Për të shpërndarë përmbajtje nga serverët e tij në një audiencë globale, një ofrues i mirë i hosting ka nevojë për një rrjet të shpejtë dhe të besueshëm që lidh të gjitha datacentrat. Ky rrjet duhet të ketë kapacitet të mjaftueshëm për rritje natyrore, trafiku, si dhe mbrojtje të mjaftueshme kundër DDOS ose sulme të tjera ndaj shërbimeve.

Një rrjet i kualitetit të lartë siguron shërbim të vazhdueshëm edhe në qoftë se një pjesë e rrjetit është ndërprerë.

4. Si është Mbështetja e Klientit?

Disa nga ofruesit e hosting i japin rëndësi mbështetjes së tyre teknike.  Kjo çon në mbështetje të personave të cilët nuk kanë njohuri të mira në lidhje  me shërbimin apo hasin probleme.

Ekipi ynë i mbështetjes teknike 24/7 përbëhet nga persona me njohuri të lartë teknike për të ndihmuar klientët në çdo fazë. Ekipi ynë është i përkushtuar për të ofruar mbështetje të shkëlqyer në çdo kohë dhe pa pushim deri sa problemi të zgjidhet plotësisht.

Ekipet gjithashtu kategorizohen në tre nivele. Nivelet 1 dhe 2 janë të ballafaquar me konsumatorët dhe merren me shitjet, pyetje teknike dhe të përgjithshme. Skuadra jonë e nivelit 3 fokusohet në operacione, si dhe kërkim dhe zhvillim.

Mënyra se si funksionon mbështetja jonë teknike, ke më shumë gjasa të flasësh me një ekspert që mund të të ndihmojë në çështje të shumëfishta se sa të transferohesh nga një departament në tjetrin.

Pse Webhost.al?

Siç kemi diskutuar, në Webhost i marrim seriozisht të gjitha sistemet tona, duke investuar në pajisjet më të mira dhe stafin më të kualifikuar për të siguruar që faqet tuaja të internetit të jenë të shpejta, të përjetojnë 99,9% uptime dhe të jenë të lehta për tu menaxhuar me qasje të përditësuar cPanel . Ne integrojmë regjistrimin e domain-it dhe hosting kështu që ju mund të merrni drejtimin super shpejt. Dhe madje me gjithë këtë, ne ende qëndrojmë në krye të konkurrentëve  për sa i përket çmimeve tona të shkëlqyera dhe mbështetjes teknike.

Pra, tani që keni konceptet e duhura, ju ftojmë të regjistroni domain-in dhe hosting me Webhost.al.


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

    1. Arsyet kur një domain duhet ndryshuar
    2. Çfarë është Shared Hosting ?
  1. 5 pyetje rreth Cloud Hosting

PËRGJIGJU