SHPËRNDAJE

Fillimi i një biznesi ecommerce nuk është një punë e lehtë.

Për t’ju ndihmuar, ne kemi shpjeguar hapat për fillimin dhe zhvillimin e një biznesi të suksesshëm eCommerce

1. Zgjedhja e një produkti

Gjetja e një produkti për të shitur

Hapi i parë për ndërtimin e një biznesi ecommerce është të dini se çfarë produkti apo produktesh doni të shisni. Kjo është shpesh pjesa më sfiduese e fillimit të një biznesi të ri online. Konsideroni listimet e mëposhtme për të zgjedhur produktin e duhur për të shitur.

  • Kërkoni produkte që sjellin fitime të mira
  • Produkte që lidhen me pasionin tuaj
  • Eksperienca të mëparshme
  • Ndiqni trendet

Vlerësimi i idesë suaj

Pasi të keni një ide se çfarë produkti të zgjidhni për të shitur, bëni një vlerësim për të parë se si do shkojë ecuria e tij në të ardhmen.

Evaluating your idea
-
Vlerësimi i idesë suaj

Marrja e produktit

Pas gjetjes së një produkti për të shitur, hapi juaj i ardhshëm është mënyra se si do të merrni produktet tuaja. Ju mund të:

  • Bëni produktet tuaja vetë
  • Prodhim produktesh në fabrikë
  • Dropshipping

Studioni konkurrencën

Pasi keni gjetur produktin tuaj, keni vlerësuar potencialin dhe keni gjetur mënyrën e përfitimit të saj, jeni gati për të kaluar në planin e biznesit. Për këtë, në fillim duhet të hulumtoni tërësisht konkurrencën tuaj në mënyrë që të dini se çfarë mund të përballoni dhe çfarë mund t’a dallojë biznesin tuaj.

Mënyra më e mirë është të kryeni një analizë të plotë konkurrence.

Studioni konkurrencën 
Research your competition

Bërja e një plani biznesi

Një plan biznesi është “jetësor” në përcaktimin e prioriteteve që keni për të ardhmen dhe mënyrën se si ato do të arrihen.

Vendosini një emër biznesit tuaj

Ju duhet të zgjidhni një emër domain-i të përshtatshëm dhe të disponueshëm. Këto postime do t’ju ndihmojnë

Krijoni një logo

Pasi të keni zgjedhur një emër dhe t’a keni regjistruar domain-in përkatës, është koha që të krijoni një logo të thjeshtë. Linku i mëposhtëm do t’ju tregojë hapat për krijimin e një logo.

Si të krijoni një logo biznesi-Hap pas hapi

Kuptimi i SEO

Jeni pothuajse gati për të filluar ndërtimin e dyqanit tuaj në internet. Megjithatë, para krijimit, duhet të kuptoni bazat e SEO në mënyrë që faqja juaj të jetë lehtësisht e gjetshme nga Google dhe motorët e kërkimit.

Përmirësoni SEO-n e faqes tuaj WordPress me këto mënyra të thjeshta.

Si të rankoni faqen tuaj më lartë!

Ndërtimi i dyqanit tuaj

Për të pasur një dyqan online,ju duhet të merrni një nga paketat hosting nga WebHost.al

Për të hapur dyqnin online duhet të zgjidhni ndërmjet: PrestaShop dhe Woocommerce

Marketingu

Pas krijimit të dyqanit, është koha e marketingut të faqes suaj.

Marketingu Ecommerce promovon dyqanin tuaj te klientët potencialë në mënyrë që ata të vizitojnë dyqanin dhe të bëjnë blerje.

4 Mënyrat kryesore të marketingut ecommerce

  • Search Engine Optimization (SEO)
  • Marketingu i përmbajtjes
  • Email marketing
  • Social media marketing

PËRGJIGJU