SHPËRNDAJE

WordPress fuqizon gati një të tretën e faqeve të internetit, nga blogjet e vogla personale deri te faqet komplekse të korporatave të mëdha. WordPress ka veçori unike që e bëjnë sistemin më të popullarizuar të menaxhimit të përmbajtjes.

WordPress kundrejt konkurrentëve

WordPress kryeson listën e paketave më të përdorura të ndërtimit të faqes në botë.

WordPress përfshin karakteristika për fillestarët, në mënyrë që ata të mund të krijojnë një faqe interneti shpejt dhe pa njohuri programimi.

Ja një vështrim në disa përfitime kyçe të përdorimit të WordPress:

I përshtatshëm për nevojat

WordPress me kombinimin e shtojcave të shumta mund të bëjnë një faqe të përshtatshme në bazë të nevojave tuaja. Falë temave të shumta dhe qasjes së lehtë në skedarët burimor, WordPress është gjithashtu i adaptueshëm.

I përshtatshëm dhe për fillestarët

Një faqe WordPress mund të instalohet dhe të funksionojë brenda pak minutash, madje pa njohuri teknike. Të gjitha nevojat e përdoruesit janë një emër domain dhe hosting. WordPress mund të instalohet falas nëpërmjet Webhost.al. Nga aty, një dashboard i lehtë për t’u menaxhuar, ka të gjitha tiparet e nevojshme për të filluar menjëherë krijimin e faqes së internetit.

Temat ofrojnë mundësi të shumëfishta

Temat e WordPress ofrojnë një sërë zgjedhjesh për rregullimin e pamjes dhe funksionit të një faqeje të re. Temat mund të instalohen në çdo kohë për të ndryshuar pamjen dhe paraqitjen e një faqeje.

Shtojcat

WordPress përfshin të gjithë elementet e nevojshme për të krijuar një faqe bazë, por shumë përdorues dëshirojnë funksione më të specializuara në lidhje me nevojat specifike të një faqeje. Lista e shtojcave të WordPress përfshin qindra shtojca të dizenjuara për të kryer detyra specifike. Shtojcat mund të aktivizohen ose të çaktivizohen sipas nevojës.

Faqet e WordPress rënditen të parat në Google

Kërkimet e shumta janë çelësi për rankim të lartë në Google dhe motorët e kërkimit. Faqet e WordPress priren të renditen më lartë për fjalët e tyre, kryesisht për shkak se vazhdimisht janë duke u përditësuar dhe sepse WordPress përfshin një shumëllojshmëri të mjeteve dhe shtojcave për optimizimin e përmbajtjes për SEO (search engine optimization).

I optimizuar për celularë

Optimizimi i faqes së internetit për celularë është gjithashtu një faktor në renditjen e Google, kështu që faqet e internetit duhet të duken mirë në çdo pajisje. WordPress ofron një shumëllojshmëri temash të përgjegjshme për pajisjet e përdoruesve.

Faqet e WordPress-it kanë një Blog të ndërtuar

WordPress ka shumë funksione. Një nga këto është funksioni i ndërtimit të blog-ut.Kjo mund të arrihet nga çdo pajisje, në çdo kohë, në mënyrë që përdoruesit që duan të shtojnë një blog në faqen e tyre të internetit të mos t’a krijojnë veçmas.

Komuniteti WordPress ofron mbështetje

Për shkak se WordPress është falas dhe burim i hapur, ajo mbështetet nga komunitetet e WordPress në të gjithë botën. Ky komunitet WordPress është përgjegjës për të bërë ndryshime në skedarët burimor dhe për të mbajtur WordPress të përditësuar.

WordPress krijon mjete thelbësore për ndërtimin e një faqe interneti të disponueshme për çdo përdorues, jo vetëm për zhvilluesit e internetit me përvojë, por edhe për faqet e vogla personale. Me një sërë karakteristikash si tema dhe shtojca, WordPress është i përshtatshëm për të gjitha llojet e faqeve.


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. 10 Gjëra që duhen bërë pas instalimit të WordPress
  2. Shtojcat më të mira për SEO në WordPress
  3. Si të instaloj dhe të ndërtoj një faqe me WordPress?

PËRGJIGJU