Dizajni i faqes së internetit tregon të gjithë punën dhe aftësitë e përfshira në zhvillimin e një faqe të suksesshme online.
Këto 6 hapa tregojnë proçesin në të cilin kalon një dizenjim i faqes së internetit në WordPress.
1.Kërkimi i ideve
Faza e kerkimit të ideve ka të bëjë me mbledhjen e informacionit. Ky hap është i rëndësishëm pasi ju jep ide në lidhje me faqen e internetit që do krijoni.Bëni shumë kërkime në mënyrë që të keni ide të qarta.
2.Planifikimi
Ashtu si grumbullimi i informacionit, hapi i planifikimit të dizajnit të faqes është një pjesë kritike e fillimit të një faqeje interneti të re. Planifikimi është pjesa më krijuese e një projekti. Hulumtimi dhe planifikimi do të ndihmojnë në sqarimin e objektivave tuaja për faqen e internetit dhe do të udhëheqin proçesin e dizajnit. Shpenzimi i kohës në planifikimin e faqes së internetit është një investim i mirë që në fund të fundit do t’ju kursejë kohë.
Gjatë fazës së planifikimit, ju duhet të shqyrtoni ose të krijoni një strategji SEO për faqen e internetit. WordPress është sistemi më i mirë i menaxhimit të përmbajtjes për SEO. Faza e planifikimit gjithashtu ndihmon në vendosjen e afateve kohore për proçeset e tjera.
3.Dizenjimi
Hapi i tretë i procesit të dizenjimit të faqes së internetit është hartimi se si do të duket faqja e internetit.
Ka dy mënyra kryesore për ndërtimin e një faqeje WordPress: Ju mund të merrni një temë të gatshme dhe ta modifikoni ose mund të ndërtoni strukturën nga fillimi. WordPress ka një shumëllojshmëri temash në bazë të faqes që do të ndërtoni.
Përdorni informacionet që keni mbledhur në hapat e parë.
Së fundmi, finalizoni pamjen e përgjithshme të faqes së internetit duke marrë vendime për ngjyrat, tipografinë dhe imazhet.
4.Zhvillimi
Kjo fazë mund të jetë më e gjatë se të tjerat.
Hapat bazë të zhvillimit të faqes së internetit përfshijnë:
- Instalimi i WordPress
- Instalimi një temë WordPress
- Instalimi shtojcave
5.Lançimi
Së fundi, është koha për të lançuar faqen e internetit. Meqenëse ka shumë hapa të përfshirë në lançimin e një faqe interneti, është mirë të përdorni një listë kontrolli për t’u siguruar që nuk keni anashkaluar ndonjë hap.
6.Mirëmbajtja
Ky hap i fundit dhe përfundimtar i dizenjimit të faqes së internetit shpesh anashkalohet por mirëmbajtja është e rëndësishme për suksesin e një faqe interneti.
Në një nivel bazë, një shërbim i mirëmbajtjes WordPress përfshin veprimet e mëposhtme:
- Update-im i WordPress
- Update-im i temave dhe shtojcave
- Backup i WordPress
- Siguria e WordPress
- Shërbim Hosting
Mirëmbajtja e WordPress mund të shtrihet gjithashtu në fusha të tjera të mirëmbajtjes së faqes si SEO, duke shtuar përmbajtje të reja ose duke përditësuar përmbajtje ekzistuese.
Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:
- Trendet e 2019-ës për Web Design
- Gabimet më të shpeshta në Web Design
- 10 temat më të mira FALAS për WordPress 2019 |Pjesa 1|